Sigma VIG, fton të gjithë personat që kanë aftësi të mira komunikuese, të cilët kanë dëshirë të madhe për të punuar në ekip, janë të përkushtuar dhe korrekte, të aplikojnë në pozicionin si vijon:
Specialist Administrim Zyre / Dega Fier
Detyrat Kryesore:
-Mban marrëdhënie me agjentet e deges në ndihmë të procesit të administrimit të shitjeve.
-Raporton në Drejtorinë Qëndrore në zbatim të procedurave dhe afateve të përcaktuara për raportim.
-Ka aftësi të përdor sistemet elektronike të brendshme të kompanisë
-Informon klientët në lidhje me produktet, ofertat dhe shërbimet.
-Zbaton të gjitha detyrat e përcaktuara me rregullore si dhe të tjera që mund t'i caktohen.
-Mbron vlerat e kompanisë.
Kriteret:
-Diplomë Bachelor.
-Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office.
-Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
-Persona që punojnë në grup, me iniciativë dhe ambicioz.
-Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Ju lutem dërgoni CV tuaj për këtë pozicion pune brenda datës 30.09.2023 në adresën e emailit hr@sivig.al