sivig Logo sigma Logo wiener Logo sivig Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo

Një vit nga tërmeti 2019

Home parent location site Publikime actual location site Një vit nga tërmeti 2019

Intervista me CEO-n e kompanisë së sigurimive Z.Klaidi Çitozi, rreth tërmetit te 21 Shtatorit dhe 26 Nëntorit 2019!

 

 

  1. Kur jemi nje vit nga termeti si e shihni tendencen per sigurimin e prones ne tregun shqiptar. A vini re ndergjegjesim apo efekti i panikut dhe frikes jane zbehur duke i lene vend indiferences per kete lloj sigurimi? Si shfaqet tendenca tek bizneset dhe individet?

 

Në të vërtetë pritej më shumë rritje në sigurimin e banesave. Kishte një interes të shtuar dy muajt e parë pas tërmetit dhe një rritje në sigurimin e banesave, por aktualisht, shifrat tregojnë që jemi në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Pavarësisht dëmtimeve të mëdha që shkaktoi tërmeti, dhe jo vetëm financiare, ndërgjegjësimi i publikut për rëndësinë e sigurimeve është ende i vakët. Individët kanë shfaqur interes më shumë se bizneset, duke qënë se një pjesë e bizneseve janë të sigurura, disa prej detyrimit nga bankat, dhe pjesa tjetër prej kulturës dhe ndikimit të investitorëve të huaj.

 

  1. Sa jane demet qe jane paguar deri me sot nga SIGMA te lidhura me ngjarjet e termetit te 21 shtatorit dhe 26 nentorit 2019? 

Fatura e dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit për të siguruarit e kompanisë tonë, arriti shifrën e 4.5 milion Euro. Ekspozimi ishte i lartë, puna për vlerësimin e tyre ishte shumë e madhe, pasi asnjëherë nuk ishim gjendur përpara një numri kaq të madh dëmesh të ndodhura njëherësh.  Gjithsesi, një kompani e mirëkapitalizuar si Sigma, ia doli që të vlerësojë dhe paguajë dëmet e ndodhura në kohë rekord, duke mos cënuar kështu vazhdimësinë e biznesit dhe jetën normale të familjeve që kishin zgjedhur të siguronin banesën e tyre në kompaninë tonë.

 

  1. Sa dosje jane ne shqyrtim lidhur me kete ngjarje dhe sa individe apo subjekte jane prekur nga ngjarja?

Janë shqyrtuar të gjitha dosjet që kanë aplikuar deri tani. Kanë qënë rreth 660 dosje të trajtuara, por duhet thënë që 85% e tyre kanë qënë të siguruara prej detyrimit nga bankat. Vetëm 15% e këtyre rasteve janë siguruar për shkak të ndërgjegjësimit të tyre, apo se është në praktikën e biznesit që ata kryejnë.

 

  1. Pandemia ka zhvendosur vemendjen sa i takon pjeses se sigurimit te detyrueshem te prones nga termeti nje teme qe u lakua shume ne muajt pasi ndodhi ngjarja ne nentor. A mendoni se ka nevoje per te rikthyer edhe nje here debatin dhe vendosjen e nje skeme te pershtatshme ne funksion te sigurimit nga ngjarje si termeti?

Është shumë e vërtetë që pandemia e ka zbehur disi vëmendjen nga sigurimi i detyrueshëm për katastrofat, por për ekonomi të brishta dhe me buxhete të vogla si ky i yni, ky sigurim duhet të jetë prioritet absolut. Një katastrofë ndikon jo vetëm në jetën e qytetarëve, por edhe në buxhetin e shtetit, dhe prandaj është domosdoshmëri që të gjendet një zgjidhje përfundimtare.

Asnjë qeveri nuk duhet të marrë përsipër rindërtimin në rast katastrofe. Qeveria krijon një buxhet për emergjencat civile për të shpëtuar jetët njerëzore dhe gjënë e gjallë, ndërsa rindërtimi duhet të jetë përgjegjësi e gjithsecilit. Nëse kjo përgjegjësi transferohet tek kompanitë e sigurimeve, atëherë kemi një përfitim të shumëanshëm, nuk preket buxheti i shtetit, qytetarët dëmshpërblehen në afate të arsyeshme për dëmin e ndodhur dhe kemi dhe një zhvillim të tregut të sigurimeve. Shteti duhet të mbajë përgjegjësi vetëm që ndërtimet të jenë brenda standarteve të përcaktuara dhe duke përmbushur të gjitha kriteret.

 

 

  1. Si ka ndryshuar sjellja e risiguruesve ne tregjet e huaja ne raport me riskun qe perfaqeson Shqiperia pas ngjarjeve te termetit?

Edhe përpara tërmetit të 26 Nëntorit, Shqipëria ka qënë klasifikuar si zonë me risk të lartë sizmiologjik. Sigurisht që pritet një rritje e tarifave në vitin 2021, e shkaktuar nga tërmeti por e ndikuar edhe nga pandemia. Kjo rritje nuk u bë që në vitin 2020, pasi marrveshjet e risigurimeve ishin lidhur përpara se ndodhi tërmeti.

Gjithashtu, risiguruesit presin nga ne që të bëjmë një inspektim më të kujdesshëm të pronës së siguruar, në lidhje me vendndodhjen e pronës si dhe me prorokollin e ndjekur në ndërtimin e saj. Kjo do të sjellë një ndryshim edhe në sjelljen tonë ndaj klientëve, veçanërisht në proçedurat e marrjes në sigurim.

Gjithsesi kompania jonë është pjesë e një grupi të fuqishëm si VIG, si dhe mbështetet nga risigurues që janë lider në tregun botëror të sigurimeve, dhe politikat e tyre të qëndrueshme, garantojnë që ne do të jemi pranë klientëve në rast katastrofash të mëdha.

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e Pergjithshme KJ.pdf Kushtet e Pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e Pergjithshme TPL.pdf FINAL CLEAN kontrata kasko me ndryshime.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Conditions of Health Insurance.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf