Sigurimi Kufitar
Është sigurimi i detyrueshëm nga shteti për përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta për mjetet motorike me targa të huaja që qëndrojnë në Shqipëri, i cili mbulon përgjegjësinë për dëmet trupore dhe materiale të palëve të treta.
Limitet e dëmshpërblimit:
1. për dëme pasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh të ardhura nga një ngjarje sigurimi:
- për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 150 000 000 lekë;
- për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 200 000 000 lekë;
- për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 50 000 000 lekë;
2. për dëme jopasurore, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh, të ardhura nga një ngjarje sigurimi, si më poshtë:
- dëmi moral dhe ekzistencial, nga vdekja apo paaftësia, e pjesshme e përhershme 1,000,000 lekë;
- dëmi moral dhe ekzistencial, nga dëmtime të tjera 500 000 lekë;
- dëmi moral, nga paaftësia totale, e përhershme 2 000 000 lekë;
- dëmi ekzistencial, nga paaftësia totale e përhershme 1 500 000 lekë;
- dëmi biologjik nga vdekja apo paaftësia totale e përhershme 1 000 000 lekë;
3. kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje të sigurimit, 20 000 000 lekë;
4. për dëme, të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, nga një ngjarje:
- për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 15 000 000 lekë;
- për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 20 000 000 lekë;
- për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 10 000 000 lekë.
Primi i sigurimit është i përcaktuar nga Ministria e Financave dhe është i njëjtë për të gjitha kompanitë e sigurimit.
Këtë produkt mund ta blini kurdo me #Sivig Online. Për detaje të mëtejshme na shkruani në kontakt@sivig.al, numri i telefonit +355 4 22 58254.