sivig Logo sigma Logo wiener Logo sivig Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo
Kujt i duhet një shpenzim më shumë?

Kujt i duhet një shpenzim më shumë?

Marketing SIGMA 19 March 2025

Është mendimi i parë që të kalon në kokë, në të gjitha rastet që dëgjon fjalën "sigurim". Së dyti, mendon çmimet që shkojnë stratosferë në çdo aspekt, pa llogaritur ende çështje si arsimimi fëmijëve apo pushimet verore, aq shumë të ëndërruara. Dhe kur fjala vjen tek siguria, fatura tingëllon më shumë si një shpenzim për të cilin nuk kemi nevojë.  Mirëpo, nëse e shqyrtojmë pak më gjatë, veçanërisht kur investojmë për familjen duke blerë një banesë të rehatshme, kuptojmë se sigurimi nuk është veç një tjetër faturë që na pret në kutinë e postës, në hyrje të pallatit. Por, është plan financiar me të cilin mund të mbrohemi financiarisht nga dëmet në rast rreziku. Pasi dëgjojmë e shikojmë rreth nesh çdo ditë 101 ngjarje dhe situata të vështira dhe shkatërruese (zjarr, përmbytje, eksplozion, aksidente, sëmundje etj), nevoja dhe dëshira për siguri më të madhe, nis të kumbojë për më shumë veprim dhe ndërgjegjësim. Vetëm shpresa dhe lutja që na shoqëron për të tejkaluar vështirësitë, nuk na ndihmojnë në rastet kur përballemi me situata shkatërruese si sëmundjet, aksidentet, tërmetet, zjarri apo përmbytjet. Disa arsye përse sigurimin mund të mos e kategorizojmë si shpenzim janë:

  1. Shqipëria bën pjesë në një nga zonat më sizmike të Europës, me minimalisht 8 tërmete në ditë, midis 2.5 – 5.5 ballë të shkallës Richter, që sigurisht mund të mos jenë të një rrezikshmërie të lartë, por gjithsesi ndikojnë në strukturën e banesës tuaj. Pa kaluar ende nëpër mend atë goditje e fortë, që shpesh mund të na lërë në qiell të hapur.
  2. Ndryshimet klimatike, ndikimi i të cilave bëhet gjithmonë e më i ndjeshëm në rang global, na vendos përballë ngjarjeve ekstreme të motit. Le të marrim në konsideratë, ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit është një nga kërcënimet më të mëdhaja mjedisore për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar 1 në 9 vdekje në mbarë botën. Ndotje që shkakton goditje në tru, diabet, sëmundje kardiovaskulare, kancerin e mushkërive etj. Pavarësisht shkallës së sëmundjes apo dëmit që mund t’iu shkaktohet si pasojë e ndotjes së ajrit (Shqipëria renditet i 4-tërta në Europë për ajrin e ndotur), pa llogaritur edhe dëmin emocional (panik, traum etj), gjendeni përballë një shpenzimi të papritur me shëndetin. A kemi një plan B për të përballuar shpenzimet mjekësore/spitalore?
  3. Investimi më i madh i jetës. Një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve, është blerja e një banese, për të cilën shumëkush merr kredi, duke shtuar këtu edhe mundin për të përballuar një investim afatgjatë. Imagjino sikur një zjarr, përmbytje, shpërthim apo vjedhje të ndodhte në banesën për të cilën do të të duhet të paguash 20 vite rrjesht, sa i përgatitur je financiarisht për të përballuar pasojat?
  4. Mbi të gjitha, ofron paqe mendore. Një kontratë sigurimi banese nuk mbron vetëm objektin që keni në pronësi. Për më tepër, mund të shtoni në sigurim falas pajisjet shtëpiake, alternativën e mbulimit të shpenzimeve për vendosjen në një banesë të përkohshme, për sa kohë banesa e siguruar është e pabanueshme. Marrja përsipër e shpenzimeve për riparimin e banesës së dëmtuar nuk është lloji i barrës financiare që dëshironi t'i ngarkoni familjes. Pavarësisht nëse zotëroni një apartament apo një vilë, pasi të keni zgjedhur planin tuaj të sigurimit dhe të keni paguar primin, çdo rrezik apo ngjarje e papritur që ndodh, bëhet financiarisht më e lehtë për tu përballuar. Bizneset, pronarët e banesave dhe individët që investojnë në skemat e duhura të sigurimit gëzojnë qetësi mendore duke e ditur se janë të mbrojtur nga humbjet e mëdha financiare në rast rreziku. Në vend që ta shikoni si para të humbur, mendojeni sigurimin si një masë sigurie që mban gjithçka nën kontroll kur gjërat shkojnë keq.
 

 

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Conditions of Health Insurance.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.11.06 Rrjeti mjekesore.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf