sivig Logo sigma Logo wiener Logo sivig Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo
SIGMA, pjesë e Vienna Insurance Group, zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” mbi ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit

SIGMA, pjesë e Vienna Insurance Group, zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” mbi ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit

Marketing SIGMA 22 April 2025

Në kuadër të angazhimit të SIGMA VIG ndaj qëndrueshmërisë mjedisore dhe përgjegjësisë sociale, pjesë e objektivave tona në kuadër të ESG (Environmental, Social, Governance), më datën 22 Prill 2025, Ditën e Tokës, stafi i kompanisë zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë. Aktiviteti kishte në qendër tematikat kritike të ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e SIGMA VIG prezantuan materiale edukative, të shoqëruara me broshura informuese, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e angazhimit të të rinjve për çështje mjedisore.

Në mënyrë të veçantë, nxënësit e shkollës bënë prezantime dhe aktivitete kreative të përgatitura nga vetë ata, duke dhënë një kontribut të çmuar në pasurimin e diskutimit dhe thellimin e ndërgjegjësimit.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Tiranë, i cili kontribuoi në përmbajtjen edukative dhe mbështeti ndërveprimin me të rinjtë, duke sjellë një vlerë të shtuar në këtë nismë.

“Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit tonë afatgjatë për të ndërtuar ura bashkëpunimi me komunitetin dhe për të edukuar brezat e rinj mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Si pjesë e Vienna Insurance Group, ne e konsiderojmë ESG jo vetëm si një standard ndërkombëtar, por si një përgjegjësi të përditshme ndaj shoqërisë dhe brezave të ardhshëm,” – u shpreh Dorinela Ndrejaj, Drejtoresha e Komunikimit dhe Marketingut në SIGMA VIG.

Drejtoresha e shkollës, znj. Majlinda Ziu, falenderoi Kryqin e Kuq dhe stafin e kompanisë SIGMA për angazhimin e tyre, por mbi të gjjitha nxënësit e klasave të dhjeta të shkollës “Sami Frashëri”, për punën e tyre për këtë projekt. Ajo theksoi se të gjithë ne, nuk duhet të presim datën 22 prill për t’u ndërgjegjësuar për kujdesin ndaj planetit tonë, por duhet të kontribuojmë ccdo ditë.

Ky bashkëpunim nxjerr në pah përkushtimin e SIGMA VIG për të ndikuar pozitivisht në komunitet dhe për të promovuar vlera të qëndrueshme në përputhje me parimet e ESG.

 

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Conditions of Health Insurance.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.11.06 Rrjeti mjekesore.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf