Vienna Insurance Group shënon vit historik 2025, 16.3 miliardë euro prime dhe fitim record
-
by Marketing SIGMA
-
13 Mars 2026
Grupi i sigurimeve Vienna Insurance Group (VIG) ka regjistruar një vit shumë të suksesshëm financiar gjatë vitit 2025, duke shënuar rritje të fortë në primet e sigurimit dhe një zgjerim të ndjeshëm të fitimit. Sipas rezultateve paraprake të publikuara më 12 mars 2026, vëllimi i primeve bruto të shkruara arriti në 16.3 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 7.1% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat nga shërbimet e sigurimit u rritën në 13.2 miliardë euro, me një rritje prej 8.7%, ndërsa fitimi para tatimit arriti në 1.16 miliardë euro, ose 31.7% më shumë se në vitin 2024. …
Vienna Insurance Group tejkalon 1 milion raste asistence në vit
-
by Marketing SIGMA
-
06 Shkurt 2026
Shërbime asistence të zgjeruara tashmë edhe në Shqipëri
Vienna Insurance Group (VIG) ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme, duke tejkaluar 1 milion raste asistence të menaxhuara në vit, duke u pozicionuar si ofruesi lider i shërbimeve të asistencës në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE). Me zgjerimin e fundit edhe në Shqipëri, VIG tashmë ofron shërbime asistence në 18 tregje, duke mbuluar shumicën dërrmuese të tregjeve kryesore ku Grupi operon.
Lider në shërbimet e asistencës në rajonin CEE
Përmes kompanive lokale që operojnë nën markën ombrellë “Global Assistance”, Vienna Insurance Group u ofron klientëve të saj …
Dorinela Ndrejaj: Në 2026, SIGMA VIG sjell më shumë inovacion, standarde të larta dhe përgjegjshmëri ndaj klientëve tanë.
-
by Marketing SIGMA
-
06 Shkurt 2026
SIGMA VIG hyn në vitin 2026 me një pozicion të konsoliduar në tregun shqiptar të sigurimeve dhe me një vizion të qartë afatgjatë, të mbështetur në fuqinë dhe ekspertizën e Vienna Insurance Group, grupi i vetëm evropian i sigurimeve që operon në Shqipëri. Në një mjedis gjithnjë e më konkurrues, kompania synon të thellojë më tej diferencimin e saj përmes standardeve evropiane, stabilitetit financiar dhe një qasjeje të qëndrueshme që vendos besimin dhe mbrojtjen afatgjatë të klientit në qendër të çdo vendimmarrjeje.
Në këtë intervistë, Dorinela Ndrejaj, Drejtore Marketingu e SIGMA VIG, flet për energjinë me të cilën kompania nis …
SIGMA rritet mbi mesataren e tregut në 2025, udhëhequr nga sigurimi i pronës dhe motoriket
-
by Marketing SIGMA
-
06 Shkurt 2026
Viti 2025 rezultoi një vit konsolidimi dhe rritjeje të qëndrueshme për SIGMA Vienna Insurance Group, jo vetëm në nivel total të primeve të shkruara bruto, por edhe në segmentet kryesore të sigurimit, ku shoqëria arriti të përmirësojë ndjeshëm performancën krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave zyrtare të raportit statistikor vjetor të AMF, SIGMA VIG rriti primet e shkruara bruto nga rreth 2.82 miliardë lekë në vitin 2024 në mbi 3.13 miliardë lekë në vitin 2025, duke shënuar një rritje vjetore prej rreth 10.8%. Paralelisht, pjesa e tregut u zgjerua më tej në 12.69%.
Kompania, pjesë e grupit austriak të …
Automatizimi i regjistrimit të faturave përmes Inteligjencës Artificiale
-
by Marketing SIGMA
-
25 Nëntor 2025
Departamenti i Financës në Sigma VIG po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku automatizimi dhe inteligjenca artificiale po kthehen në motorë të përmirësimit operacional. Projekti i ri i automatizimit të regjistrimit të faturave të blerjes, është një iniciativë e cila ndërthur platformën SelfCare, teknologjinë e IA-së dhe integrimin automatik me SAP. Kjo ka sjellë një transformim të prekshëm në mënyrën si trajtohen proceset financiare brenda kompanisë.
Nga një proces tradicionalisht manual, i ngarkuar me volum të lartë pune dhe kohë të gjata për përpunim, Sigma VIG ka kaluar në një mekanizëm inteligjent, i cili lexon, përpunon dhe regjistron …
Sigma VIG – Ndërgjegjësim për Ndryshimet Klimatike
-
by Marketing SIGMA
-
24 Tetor 2025
Më 13 Tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Reduktimit të Fatkeqësive Natyrore, Sigma VIG, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës “A.Z. Çajupi” në Tiranë.
Qëllimi i këtij takimi ishte të nxisë ndërgjegjësimin për krizën klimatike dhe pasojat që ajo sjell në mjedis, ekonomi dhe shoqëri.
Ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale po ndikojnë ndjeshëm në jetën tonë të përditshme:
- 10 vitet e fundit janë regjistruar si më të nxehtat në histori.
- Niveli i deteve është rritur me mbi 20 cm që nga viti 1900.
- Çdo vit digjen mbi 4 milionë hektarë pyje …
Çdo prind e di emocionin dhe ankthin që sjell dita kur fëmija niset për të studiuar jashtë vendit. Është një kapitull i ri, një ëndërr e madhe, por edhe një përgjegjësi e madhe. Përveç librave, valixhes dhe kujtimeve që marrin me vete, ka diçka që nuk duhet të mungojë: siguria shëndetësore.
Sepse, pavarësisht sa të fortë janë, studentët tanë nuk janë të paprekshëm. Një urgjencë shëndetësore mund të ndodhë në çdo moment dhe largësia e bën edhe më të rëndë çdo shqetësim. Pikërisht këtu hyn në lojë Sigma Vienna Insurance Group.
Me sigurimin për studentët jashtë vendit, ne mbulojmë …
Grupi më i madh vjenez i sigurimeve, Vienna Insurance Group, i pranishëm edhe në Shqipëri, përmes kompanisë Sigma, ka raportuar rezultate shumë pozitive financiare për 6-mujorin e parë të vitit 2025.
“Në gjysmën e parë të vitit 2025, ne edhe një herë arritëm rezultate të forta. Zhvillimi pozitiv gjatë gjashtë muajve të parë, me rritje të primeve dhe fitimit, nënvizon se jemi të pozicionuar në mënyrë ideale në Evropën Qendrore dhe Lindore. Kapitalizimi ynë i shkëlqyer na lejon të shfrytëzojmë mundësitë tërheqëse të rritjes në tregjet tona”, u shpreh Hartwig Löger, CEO i Vienna Insurance Group.
Rritje e dukshme e …
Në realitetin e sotëm ekonomik, ku çdo ditë paraqet sfida të reja për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, stabiliteti është kapitali më i çmuar. Për këtë arsye, Sigma Vienna Insurance Group ka krijuar një paketë të dedikuar sigurimesh për SME – një zgjidhje inteligjente që mbron investimin, njerëzit dhe të ardhmen e biznesit.
Siguri gjithëpërfshirëse me prim modest
Me një prim të favorshëm dhe të përballueshëm, çdo SME ka mundësinë të sigurojë:
• Ambjentin ku ushtron aktivitetin dhe investimet e kryera në të.
• Personin që drejton biznesin, duke e mbrojtur nga pasojat e aksidenteve.
• Automjetet e biznesit …
Në një kohë kur Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion atraktiv për jetesë, për sipërmarrje dhe për investime nga të huajt, nevoja për zgjidhje të besueshme sigurimi shëndetësor bëhet një element kyç i integrimit dhe mirëqenies së këtij komuniteti. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje reale, SIGMA Vienna Insurance Group, një nga aktorët më të besueshëm në tregun e sigurimeve, lançon produktin e dedikuar Expat Protect, e cila është një zgjidhje moderne, fleksibël dhe me standard europian sigurimi për shtetasit e huaj që jetojnë e punojnë në Shqipëri.
Një përgjigje konkrete për një nevojë në …