Sigurimi në majë të gishtave, me platformat e blerjes online të SIGMA VIG
E vërteta është se, të gjithë shkarkojmë aplikacione shumë shpesh dhe disa prej tyre i braktisim rrugës. Përpara se të shijojmë kafenë e mëngjesit ose bllokuar në trafik, gjasat janë që të jemi duke u marrë me një aplikacion. Pavarësisht nëse të ndihmon të gjesh pikëtakimin, të kujtosh dietën apo të kryesh një pagesë, një gjë është e qartë: aplikacionet janë pjesë e nevojshme e mikro-momenteve tona. Statistikat tregojnë se shpenzojmë mesatarisht 30 orë në muaj duke u marrë me aplikacione të ndryshme, sepse në kohët moderne, të gjithë duam të dimë ku, kur dhe çfarë! Sigurisht që disa nuk do të përdoren gjatë, por të tjerë syresh, janë thjesht domosdoshmëri!
Sa herë sjellim në kujtesë të papriturat e ditës (aksidente, sëmundje, katastrofa natyrore etj), shumica e të cilave serviren me shpejtësinë e dritës nëpërmjet rrjeteve sociale, nisim të vëmë në pikëpyetje shumëçka. Sa të sigurtë jemi? Po sikur të më ndodhë mua? Si do e përballoja? A kam mjaftueshëm kursime?
Nisur nga kjo gjendje e vazhdueshme alarmi, platformat për blerje online, ofruar nga kompania e sigurimeve Sigma VIG, shërben për të qartësuar idetë rreth sigurisë, shqetësimit kryesor të kohëve moderne! Shqetësim, i cili jo gjithmonë merr vëmendjen e duhur! Në kohë të shpejta dhe me shumë pikëpyetje, e rëndësishme është të mbajmë në fokus elementët që na thjeshtojnë jetën. Aplikacioni SIVIG është mjeti i duhur për të marrë masa rreth sigurisë, pa humbur kohë! Përdorimi i tij ofron disa përfitime që lehtësojnë blerjen e sigurimeve, duke krijuar një eksperiencë të këndëshme dhe aspak impenjative.
Komoditet dhe aksesueshmëri
SIVIG app është platforma e parë e plotë ku porositet siguracionin tërësisht online. Ndjehu komod ta shkarkosh SIVIG app nëpërmjet Playstore, Apple store apo webshop dhe porosisni siguracionin kudo dhe kurdo. Mund të regjistroheni fare thjeshtë duke përdorur adresën email dhe duke krijuar një password. Llogaria aktivizohet duke konfirmuar emailin dhe jeni gati të merrni siguracionin e makinës, shëndetit në udhëtim etj. Pagesa kryhet lehtësisht nëpërmjet kartës së kreditit apo debitit. Të dhënat e kartës nuk ruhen nga kompania e sigurimit. Çdo veprim kryhet drejtpërdrejt me bankën për të garantuar konfidencialitet dhe siguri në veprimet e pagesës. Për të qënë në përputhje me çdo rregullore në fuqi, një korrier i kompanisë sjell edhe policën fizike TPL në adresën tuaj, pavarësisht se edhe ajo elektronike është e vlefshme.
Gamë e gjërë produktesh
Me platformat e blerjes online SIVIG mund të porosisni dhe paguani lehtësisht policën e sigurimit të detyrueshëm të makinës (TPL); sa herë udhëtoni jashtë vendit mund të blini sigurimin e shëndetit në udhëtim me një klik edhe kur jeni duke vrapuar në aeroport; kur udhëtoni me makinën tuaj jashtë Shqipërisë po me një klik blini lehtësisht kartonin jeshil. Platformat së shpejti do të pasurohen me produkte të tjera sigurimi, për të thjeshtuar në maksimum nevojën për siguri të shtuar në jetën tuaj. Aplikacioni jep gjithashtu mundësinë të përllogarisni paraprakisht vlerën e primit për produkte si sigurimi i pronës dhe biznesit SME, në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të bindeni se nuk po kurseni duke e shtyrë në kohë sigurimin e biznesit tuaj. Thjesht po zgjidhni të jetoni nën stres të vazhdueshëm, me 101 lloje skenare rreziqesh që mund t’ju ndodhin fare papritur!
Oferta dhe bonuse
Platforma Sivig ofron alternativa të ndryshme ofertash dhe bonusesh, mjafton të zgjedhësh variantin më të përshtatshëm. Mund të përfitosh drejtëpërdrejt nga oferta e aplikacionit si për shembull kur porosisni TPL-në merrni deri në 50% ulje për shëndetin në udhëtim për blerjen me Sivig Online. Mënyra tjetër është grumbullimi i pikëve nga blerja e produkteve të sigurimit. Për çdo blerje TPL, Karton Jeshil dhe Kufitare grumbulloni pikë që konvertohen në kredite për të blerë produkte vullnetare si sigurimi i shëndetit për familjen (IFAM), sigurimi i banesës, mbulimi kasko etj. Pikët mund të përdoren si vlera monetare në produktet që zgjidhni që të paguani pjesërisht ose tërësisht primin e sigurimit nëpërmjet tyre.
Menaxhimi i thjeshtë i policave
Duke blerë online siguracionin keni kontroll të plotë dhe të sigurtë të policave dhe të dhënave tuaja. Duke filluar nga porositë, profili, historiku i blerjeve, udhëzime dhe informacion për çdo proces blerje, grumbullimin e pikëve, përfshirë mundësinë e raportimit të dëmeve dhe historikut të tyre. Në të gjitha rastet kur blini sigurimin online, polica ju mbërrin nëpërmjet postës elektronike dhe në vijim edhe fizikisht brenda territorit të Shqipërisë. Nga platformat online, mund të shkarkoni lehtësisht Raportin Evropian të Aksidenteve, i vlefshëm për çdo ngjarje aksidentale ku mendohet se dëmi është deri në 30.000 lekë.
Informacion më i thjeshtuar rreth produkteve të sigurimit
Në platformat e blerjeve online të Sigma VIG gjeni informacion më të thjeshtuar rreth produkteve si sigurimi i detyrueshëm Tpl, kartoni jeshil, sigurimi kufitar, sigurimi i shëndetit në udhëtim, sigurimi i pronës, sigurimi i mallrave në transport, sigurimi i shëndetit në grup, përgjegjësisë civile etj. Kur bëhet fjalë për produktet e sigurimit, është e rëndësishme të jeni gjithmonë të mirëinformuar, përpara se të procedoni me blerjen. Në kategorinë e informacionit në këto platforma, do të gjeni të detajuara primet e sigurimit për këto produkte.
Nëse përballeni me paqartësi, gjeni lehtësisht kontakte të kompanisë Sigma VIG, nëpërmjet të cilave do të merrni informacion më të shtjelluar rreth produktit apo shërbimit për të cilin keni nevojë.