sigma Logo sigma Logo wiener Logo sigma Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo
Tirana mirëpret për herë të parë Konferencën e Marrjes në Sigurim dhe Menaxhimit të Dëmeve të Grupit VIG

Tirana mirëpret për herë të parë Konferencën e Marrjes në Sigurim dhe Menaxhimit të Dëmeve të Grupit VIG

Marketing SIGMA 27 Maj 2025

Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti një nga forumet më të rëndësishme rajonale të Grupit Vienna Insurance Group (VIG): Konferenca e Drejtuesve të Marrjes në Sigurim dhe Menaxherëve të Dëmeve, grupi lider i sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Konferenca u mbajt në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë dhe mblodhi rreth 91 pjesëmarrës nga 21 vende dhe 36 kompani anëtare të grupit, së bashku me partnerin strategjik në menaxhimin e riskut, Risk Consult.

Eventi dyditor u përqendrua në temat më aktuale dhe sfidat me të cilat përballet sektori, si: qëndrueshmëria, zbatimi i Transition Plan, përdorimi i inteligjencës artificiale në marrjen në sigurim, dhe praktikat më të mira në trajtimin e dëmeve.

Eventi u organizua nga Corporate Business VIG, me pjesëmarrjen e veçantë të z. Peter Höfinger, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Grupit VIG, dhe z. Josef Aigner, Drejtor i Marrjes në Sigurim për Bizneset Korporative, dhe u moderua nga znj. Reka Hassa.

Në fjalën hapëse, z. Klaidi Çitozi, CEO i Sigma VIG – pjesë e grupit prej 18 vitesh – theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ndarjen e praktikave të suksesshme dhe forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin e sigurimeve.

Pika kulmore e kwsaj conference, ishte fjalimi i z. Peter Höfinger, i cili vlerësoi rritjen e vazhdueshme të grupit, falënderoi të gjithë punonjësit për rezultatet e shkëlqyera dhe theksoi rëndësinë që ka qasja lokale në menaxhimin e kompanive të grupit. Ai gjithashtu rikujtoi rolin thelbësor të stafit në një industri gjithnjë e më të automatizuar, duke nënvizuar se kapitali njerëzor mbetet shtylla kyçe e suksesit.

Pikat kryesore të programit përfshinë prezantimet e veçanta nga Prof. Dr. René Schmidpeter, një nga figurat më me ndikim në fushën e qëndrueshmërisë, si dhe Patrick Bungard, i cili solli një demonstrim konkret të përdorimit të inteligjencës artificiale në fushën e marrjes në sigurim.

Kjo konferencë përforcon më tej pozicionin strategjik të Shqipërisë brenda hartës ndërkombëtare të Grupit VIG, duke i dhënë vendit tonë rëndësinë e duhur përsa i përket  të ardhmes së industrisë së sigurimeve në rajon. Sigma VIG, si pjesë e Vienna Insurance Group prej më shumë se 18 vitesh, ka ndërtuar një histori të qëndrueshme rritjeje dhe profesionalizmi në tregun shqiptar. Me një përvojë të konsoliduar, njohje të thellë të nevojave lokale dhe mbështetje të fortë financiare ndërkombëtare, Sigma VIG është sot ndër kompanitë më të besuara të sigurimeve në Shqipëri.

E njohur për qasjen e saj të përkushtuar ndaj cilësisë së shërbimit ndaj klientit, Sigma VIG ka fituar besimin e klientëve, duke ofruar zgjidhje të personalizuara, procese të digjitalizuara dhe trajtim transparent të dëmeve. Kompania është vlerësuar ndër vite për cilësinë e lartë të eksperiencës së klientit, përmes çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe për angazhimin në përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Në këtë frymë, pjesëmarrja dhe mikpritja e këtij forumi në Tiranë jo vetëm që nënvizoi rolin udhëheqës të Sigma VIG në industrinë shqiptare, por edhe forcoi pozicionin e saj si lidhës kyç ndërmjet praktikave më të mira ndërkombëtare dhe realiteteve lokale, duke kontribuar në mënyrë aktive në profesionalizimin dhe modernizimin e mëtejshëm të tregut të sigurimeve në Shqipëri.

 

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf