sigma Logo sigma Logo wiener Logo sigma Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo
SIGMA VIG ofron “Expat Protect”: Siguri shëndetësore europiane për të huajt që investojnë jetën dhe punën në Shqipëri

SIGMA VIG ofron “Expat Protect”: Siguri shëndetësore europiane për të huajt që investojnë jetën dhe punën në Shqipëri

Marketing SIGMA 15 Korrik 2025

Në një kohë kur Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion atraktiv për jetesë, për sipërmarrje dhe për investime nga të huajt, nevoja për zgjidhje të besueshme sigurimi shëndetësor bëhet një element kyç i integrimit dhe mirëqenies së këtij komuniteti. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje reale, SIGMA Vienna Insurance Group, një nga aktorët më të besueshëm në tregun e sigurimeve, lançon produktin e dedikuar Expat Protect, e cila është një zgjidhje moderne, fleksibël dhe me standard europian sigurimi për shtetasit e huaj që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Një përgjigje konkrete për një nevojë në rritje

Në vitet e fundit, prania e ekspatëve, si profesionistë, investitorë, konsulentë ndërkombëtarë apo individë që kanë zgjedhur Shqipërinë si vendbanim të përhershëm apo të përkohshëm, është në rritje të vazhdueshme. Për këtë kategori qytetarësh, sigurimi shëndetësor është shpesh një kërkesë ligjore për pajisjen me leje qëndrimi, por mbi të gjitha, një domosdoshmëri jetike për të përballuar me dinjitet çdo situatë të papritur.

Expat Protect është ndërtuar pikërisht për këtë qëllim: të ofrojë mbulim për shpenzimet spitalore në rast aksidenti ose sëmundjeje akute, të bëjnë një kontroll vjetor në Shqipëri, të kenë të mbuluara edhe urgjencat mjekësore që mund të ndodhin gjatë udhëtimeve të tyre në vendin e origjinës, shpenzimet e riatdhesimit, dhe të gjitha këto në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurimeve dhe me çmime të aksesueshme për të gjithë. Primi i përballueshëm, i kombinuar me një gamë të qartë dhe transparente të mbulimeve, e bën këtë produkt një zgjedhje optimale për çdo të huaj që dëshiron të ndjehet i sigurt në Shqipëri.

SIGMA – garancia e përvojës europiane në tregun shqiptar

Si pjesë e Vienna Insurance Group – grupit më të madh të sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, SIGMA sjell në tregun shqiptar më shumë se dy dekada përvojë lokale dhe kompetencë ndërkombëtare. Kjo trashëgimi korporative reflektohet në mënyrën se si konceptohen produktet, si menaxhohen kërkesat për dëmshpërblim dhe në standardin e shërbimit ndaj klientit.

Expat Protect është një tjetër dëshmi e qasjes së SIGMA VIG për të ofruar produkte të specializuara, të ndërtuara mbi analizën e tregut dhe nevojave reale të qytetarëve – vendas apo të huaj. Me këtë produkt, kompania synon të krijojë ura besimi me komunitetin ndërkombëtar, duke kontribuar njëkohësisht në përmirësimin e klimës së përgjithshme të jetesës në Shqipëri.

Një kontribut në integrimin dhe mirëqenien sociale

Mbrojtja shëndetësore është një ndër gurët themelorë të një jetese të sigurt dhe të qëndrueshme. Duke garantuar akses në mbulim cilësor në rast aksidenti, Expat Protect nuk është vetëm një produkt sigurimi, por një instrument që fuqizon integrimin dhe stabilitetin social të të huajve në Shqipëri. Ky është një hap konkret drejt ndërtimit të një mjedisi më miqësor, më të sigurt dhe më tërheqës për të gjithë ata që zgjedhin të ndërtojnë jetën e tyre këtu.

 

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf