sigma Logo sigma Logo wiener Logo sigma Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo
Siguria që i duhet çdo SME për të ndërtuar të ardhmen

Siguria që i duhet çdo SME për të ndërtuar të ardhmen

Marketing SIGMA 19 Gusht 2025

 

Në realitetin e sotëm ekonomik, ku çdo ditë paraqet sfida të reja për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, stabiliteti është kapitali më i çmuar. Për këtë arsye, Sigma Vienna Insurance Group ka krijuar një paketë të dedikuar sigurimesh për SME – një zgjidhje inteligjente që mbron investimin, njerëzit dhe të ardhmen e biznesit.

Siguri gjithëpërfshirëse me prim modest

Me një prim të favorshëm dhe të përballueshëm, çdo SME ka mundësinë të sigurojë:

            •          Ambjentin ku ushtron aktivitetin dhe investimet e kryera në të.

            •          Personin që drejton biznesin, duke e mbrojtur nga pasojat e aksidenteve.

            •          Automjetet e biznesit përmes sigurimit KASKO dhe TPL me tarifa preferenciale.

Kombinimi i këtyre mbulimeve në një paketë të vetme siguron një qasje “all-in-one” që i jep biznesit mbrojtje të plotë dhe pa stres.

 

Avantazhet që bëjnë diferencën

Paketa e sigurimit për SME nga Sigma ofron më shumë sesa mbulim financiar:

            •          Kursim kohe dhe thjeshtësi – një kontratë e vetme për disa mbulime.

            •          Likuidim i shpejtë dhe korrekt i dëmeve, për të garantuar që aktiviteti nuk ndalet.

            •          Përshtatshmëri sipas sektorit – paketa adaptohet për çdo tip biznesi: dyqane rrobash apo pajisjesh, furra buke, bare e restorante, klinika, farmaci, punishte artizanale, zyra shërbimesh, sallone estetike apo qendra trajnimi. Ky fleksibilitet e bën produktin të vlefshëm për një gamë të gjerë SME-sh.

            •          Mbështetje për punonjësit – ofrohet mundësia që policat të paguhen nga punëdhënësi ose nga vetë punonjësit, gjithmonë me prime shumë më të favorshme se sigurimet individuale. Sigma ofron paketa sigurimi speciale për stafin, të cilat përfshijnë përfitime personale dhe familjare, duke shtuar vlerë reale në marrëdhënien punëdhënës–punonjës.

            •          Siguri për të ardhmen, duke i dhënë sipërmarrësit besimin të marrë vendime të guximshme investimi.

 

Më shumë se sigurim – partneritet për zhvillim

Sigma e sheh sigurimin për SME jo thjesht si mbrojtje, por si një katalizator për rritje. Një biznes i siguruar ka më shumë hapësirë të fokusohet tek zhvillimi, inovacioni dhe konkurrenca, sepse di që në momentet e vështira ka një partner të besueshëm pranë.

Në një treg dinamik, ku çdo ditë sjell të papritura, Sigma qëndron si garanci që një SME mund të vazhdojë rrugëtimin e saj me qetësi dhe siguri. Sepse suksesi nuk ndërtohet vetëm mbi ide të mira, por edhe mbi themele të forta sigurie.

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf