sigma Logo sigma Logo wiener Logo sigma Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo
Automatizimi i regjistrimit të faturave përmes Inteligjencës Artificiale

Automatizimi i regjistrimit të faturave përmes Inteligjencës Artificiale

Marketing SIGMA 25 Nëntor 2025

Departamenti i Financës në Sigma VIG po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku automatizimi dhe inteligjenca artificiale po kthehen në motorë të përmirësimit operacional. Projekti i ri i automatizimit të regjistrimit të faturave të blerjes, është një iniciativë e cila ndërthur platformën SelfCare, teknologjinë e IA-së dhe integrimin automatik me SAP. Kjo ka sjellë një transformim të prekshëm në mënyrën si trajtohen proceset financiare brenda kompanisë.

Nga një proces tradicionalisht manual, i ngarkuar me volum të lartë pune dhe kohë të gjata për përpunim, Sigma VIG ka kaluar në një mekanizëm inteligjent, i cili lexon, përpunon dhe regjistron automatikisht mijëra fatura me saktësi të lartë. Ky projekt përfaqëson jo vetëm një rritje të efikasitetit dhe saktësisë, por edhe një qasje të re strategjike që i lejon ekipit të financës të përqendrohet në analiza me vlerë të shtuar.

I udhëhequr nga fryma transformuese e grupit VIG, ky zhvillim është shembull konkret se si inovacioni dhe teknologjia vendosen në funksion të biznesit, duke shënuar një hap të fortë drejt financës së së ardhmes.

Në këtë intervistë, znj. Kozeta Nervaj, Drejtore e Departamentit të Financës, ndan përvojën, vlerësimin dhe vështrimin strategjik mbi ndikimin e këtij projekti inovativ në Sigma VIG.

 

Znj. Kozeta, çfarë ju shtyu të ndërmerrnit këtë projekt transformues në fushën e kontabilitetit?

Ky projekt lindi si një përgjigje direkte ndaj ritmit të rritur operacional dhe kërkesës për saktësi, efikasitet dhe raportim në kohë reale. Në departamentin e financës, volumi i faturave dhe procesimi manual shpesh krijonin ngarkesë dhe vonesa. Në linjë me filozofinë e grupit, e cila nxit inovacionin dhe automatizimin në proceset, ne pamë një mundësi të qartë për të futur inteligjencën artificiale si një aktor të ri në procese.

 

Si funksionon në praktikë automatizimi i regjistrimit të faturave?

Procesi është krijuar si një zinxhir inteligjent: faturat e blerjes merren nga platforma SelfCare, IA i lexon, i konverton në format standard dhe gjeneron dokumentin që ngarkohet automatikisht në SAP. Pra, kalojmë nga një proces manual që kërkonte shumë kohë dhe verifikime, në një mekanizëm që punon brenda sekondave, me një nivel saktësie shumë të lartë.

 

Cilat kanë qenë përfitimet më të dukshme për departamentin tuaj?

Përfitimet kanë qenë të menjëhershme:

  • Saktësi e lartë – gabimet njerëzore pothuajse eliminohen.
  • Shpejtësi dhe efikasitet – mijëra fatura procesohen automatikisht, duke na çliruar kohë operacionale.
  • Raportim i përshpejtuar – të dhënat financiare janë gjithmonë të përditësuara dhe gati për analiza.
  • Transparencë e zgjeruar – çdo hap gjurmohet në mënyrë elektronike, duke rritur përputhshmërinë ligjore.
  • Optimizim i burimeve njerëzore – ekipi fokusohet tek analiza, jo tek detyrat rutinë.

Në thelb, IA nuk e zëvendëson punonjësin e kontabilitetit, përkundrazi, e fuqizon atë, duke i dhënë më shumë hapësirë për detyra strategjike.

 

Si lidhet ky projekt me strategjinë transformuese të Grupit Vienna Insurance Group?

VIG ka bërë një thirrje të qartë për të gjitha kompanitë e tij, për të vepruar, për të nxitur modernizimin, efikasitetin dhe kulturën e inovacionit në mbarë Grupin. Ky projekt është një shembull konkret i strategjisë së tij nxit: përshtatje e zgjidhjeve të zgjuara, eliminim i burokracive, automatizim i proceseve dhe rritje të vlerës për biznesin.

 

Ne nuk po automatizojmë vetëm një proces teknik, ne po modernizojmë mënyrën sesi financa funksionon si profesion.

Çfarë mesazhi do t’u jepnit kolegëve të tjerë të VIG që po mendojnë të ndërmarrin projekte të ngjashme?

Mos kini frikë nga teknologjia. Inteligjenca Artificiale nuk është një kërcënim, por një partner strategjik. Futja e saj në procese krijon stabilitet, saktësi dhe efikasitet, duke sjellë realisht vlerë të matshme. Proceset inteligjente janë tashmë standardi i ri, dhe evolucioni nuk pret.

 

Cilat janë planet tuaja për vijimësinë e këtij transformimi?

Plani ynë është i qartë: zgjerim i mëtejshëm i automatizimit. Ne synojmë të shohim mundësi për integrime të tjera me SAP, përdorim më të thelluar të IA-së për analiza dhe verifikime, si dhe rritje të volumin të proceseve të digitalizuara. Ky është vetëm hapi i parë drejt një finance më të zgjuar dhe më të integruar.

 

Në një fjali – çfarë përfaqëson ky projekt për ju?

Përfaqëson kalimin nga financa e djeshme tek financa e së ardhmes: më inteligjente, më e shpejtë dhe më e fokusuar në vlerë strategjike.

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf