SIGMA rritet mbi mesataren e tregut në 2025, udhëhequr nga sigurimi i pronës dhe motoriket
Viti 2025 rezultoi një vit konsolidimi dhe rritjeje të qëndrueshme për SIGMA Vienna Insurance Group, jo vetëm në nivel total të primeve të shkruara bruto, por edhe në segmentet kryesore të sigurimit, ku shoqëria arriti të përmirësojë ndjeshëm performancën krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave zyrtare të raportit statistikor vjetor të AMF, SIGMA VIG rriti primet e shkruara bruto nga rreth 2.82 miliardë lekë në vitin 2024 në mbi 3.13 miliardë lekë në vitin 2025, duke shënuar një rritje vjetore prej rreth 10.8%. Paralelisht, pjesa e tregut u zgjerua më tej në 12.69%.
Kompania, pjesë e grupit austriak të sigurimeve, Vienna Insurance Group, ka paguar gjithashtu mbi 1 miliardë lekë dëme, duke iu përgjigjur në kohë kërkesave të klientëve të saj për dëmshpërblime, si në rastet e sigurimeve motorike, ku rezulton të jenë paguar pjesa më e madhe e dëmeve, 977 milionë lekë, me rritjen më të lartë në treg, 25.4% më shumë se në vitin 2024, ashtu edhe në kategoritë e tjera të sigurimit, si pronë e shëndet.
Në segmentin motorik, që mbetet boshti kryesor i aktivitetit për gjithë tregun e sigurimeve, SIGMA ka shënuar rritje të konsiderueshme të primeve. Në vitin 2025, primet e shkruara bruto nga sigurimet motorike arritën në rreth 2.6 miliardë lekë, nga 2.4 miliardë lekë në vitin 2024, ose rritje vjetore rreth 11.7%. Brenda këtij segmenti, sigurimi TPL vijon të mbajë peshën kryesore.
Pozitive paraqitet edhe performanca në sigurimet e pronës, një segment me rëndësi strategjike për diversifikimin e portofolit. Në vitin 2025, SIGMA ka realizuar rreth 299 milionë lekë prime të shkruara bruto në sigurimet e pronës, nga rreth 260 milionë lekë në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 11%. Ky segment ka përfituar nga kërkesa në rritje për mbrojtje të aseteve, veçanërisht për risqe nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, duke ulur gradualisht varësinë nga sigurimi motorik.
Ndërkohë, në segmentet e tjera jo-jetë, përfshirë aksidentet dhe shëndeti, sigurimet e përgjegjësive dhe risqeve të ndryshme, SIGMA ka ruajtur stabilitet dhe ka shënuar rritje të lehtë të primeve, duke kontribuar në balancimin e portofolit dhe në përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare krahasuar me vitin 2024.
Në tërësi, analiza sipas segmenteve tregon se rritja e SIGMA-s në vitin 2025 është mbështetur në disa produkte kyçe, me rritje të fortë në sigurimin motorik, zgjerim të ndjeshëm në sigurimet e pronës dhe zhvillim të qëndrueshëm në kategoritë e tjera të sigurimit. Krahasuar me vitin 2024, portofoli i vitit 2025 rezulton më i balancuar, më i diversifikuar dhe më rezistent ndaj riskut.
Kjo ecuri konfirmon se SIGMA Vienna Insurance Group po ndjek një strategji zhvillimi më të pjekur, duke kombinuar rritjen e volumit me përmirësimin e cilësisë së biznesit dhe forcimin e pozicionit konkurrues në tregun e sigurimeve.
Artikull i publikur online si në link mëposhtë:
SIGMA rritet mbi mesataren e tregut në 2025, udhëhequr nga sigurimi i pronës dhe motoriket - Ekofin
Artikujt e fundit