sigma Logo sigma Logo wiener Logo sigma Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo

Intervistë me Drejtoreshën e Risigurimeve në Sigma VIG

Home parent location site Publikime actual location site Intervistë me Drejtoreshën e Risigurimeve

“Pas çdo garancie të qëndrueshme, qëndron një strukturë e fortë risigurimi”

Intervistë me Elda Berberi, Drejtoreshë e Risigurimeve e VIG - Shqipëri

 

1. Znj. Berberi, ndonëse për publikun e gjerë është një fushë më pak e dukshme, risigurimi është një shtyllë thelbësore në industrinë e sigurimeve. Si do ta përkufizonit rolin e këtij instrumenti?

Risigurimi është si rrjeta e sigurisë për kompanitë e sigurimit – një mekanizëm që na lejon të marrim përsipër më shumë risk, duke garantuar se kemi mbrojtje të dytë në rast të ngjarjeve të mëdha. Është një element i padukshëm për klientin, por absolutisht kritik për qëndrueshmërinë financiare të çdo kompanie që aspiron jetëgjatësi në treg.

 

2. Cilat janë sfidat kryesore në vendosjen dhe menaxhimin e kontratave të risigurimit në tregun shqiptar?

Sfidat janë të lidhura me natyrën e tregut  në të cilin operojmë, ai është një treg i vogël, në zhvillim, me ekspozim relativisht të lartë ndaj rreziqeve natyrore dhe mungesa të theksuara në statistikat historike që të na mundësojë një analizë të saktë. Kjo e bën të domosdoshme ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me risigurues të besueshëm, që nuk ofrojnë vetëm kapacitet financiar, por edhe ekspertizë teknike për vlerësimin e rrezikut. Negociatat e suksesshme varen nga reputacioni, transparenca dhe qasja proaktive që kemi si kompani.

 

3. Sa e rëndësishme është për një kompani sigurimi që të ketë kontrata risigurimi të favorshme dhe partnerë të fortë?

Është vendimtare. Një strukturë e ndërtuar mbi kushte të favorshme risigurimi e ndihmon kompaninë të operojë me fleksibilitet, të përballojë ngjarje ekstreme pa rrezikuar kapitalin, dhe të mbajë çmime të qëndrueshme për klientët. Partnerët tanë nuk janë thjesht kontraktorë, janë bashkëudhëtarë me ne në menaxhimin e riskut. Kur ke në anën tënde kompani të klasit botëror si VIG Re, Munich Re, Swiss Re, kjo reflektohet në siguri dhe besueshmëri për të gjithë industrinë tonë.

 

4. SIGMA është pjesë e Vienna Insurance Group (VIG). Si ndikon kjo në kontaktet që keni  me risigurues ndërkombëtarë dhe në marrëveshjet që arrini?

Të jesh pjesë e VIG është një avantazh i jashtëzakonshëm. Ne hyjmë në negociata jo si një kompani e vetme nga një treg i vogël, por si pjesë e një grupi me mbi 50 kompani në Europën Qendrore dhe Lindore. Kjo na jep jo vetëm fuqi negociuese më të madhe, por edhe akses të drejtpërdrejtë në panele të konsoliduara risiguruesish me kushte më të mira financiare, struktura teknike më të sofistikuara, dhe mbështetje për zhvillimin e produkteve të reja.

 

5. Si i përcaktoni objektivat afatgjata të funksionit të risigurimit në SIGMA VIG?

Objektivi themelor i kompanisë Sigma është të garantojmë vazhdimësinë operacionale dhe të forcojmë qëndrueshmërinë financiare të kompanisë në një mjedis gjithnjë e më kompleks dhe të paparashikueshëm. Kjo përfshin ndërtimin e strukturave organizative të diversifikuara dhe elastike, të afta për t’u përshtatur me zhvillimet dinamike të tregut dhe për të mbështetur rritjen afatgjatë. Një nga prioritetet kryesore është gatishmëria për të përballuar rreziqe të reja dhe në rritje, siç janë ndryshimet klimatike.

Në këtë kuadër, Sigma VIG po investon në transformimin digjital të proceseve kyçe, me fokus në integrimin inteligjent të analizës së të dhënave, për të përmirësuar modelimin e rreziqeve dhe vlerësimin e qëndrueshmërisë teknike e financiare. Kjo na mundëson të marrim vendime të shpejta dhe tw drejta në momentet që kanë më shumë rëndësi për klientët e kompanisë dhe për partnerët tanë.

Në thelb, po ndërtohet një arkitekturë e qëndrueshme e mbrojtjes dhe besimit, ku çdo premtim që SIGMA VIG u bën klientëve nuk është vetëm një kontratë sigurimi, por një angazhim për siguri, besueshmëri dhe partneritet afatgjatë.

 

Intervistën e gjeni të publikuar edhe në link më poshtë:

Elda Berberi: Pas çdo garancie të qëndrueshme, qëndron një strukturë e fortë risigurimi - Ekofin

 

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf