sivig Logo sigma Logo wiener Logo sivig Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo

Interviste me Drejtorin e Riskut të kompanisë Sigma VIG

Home parent location site Publikime actual location site Interviste me Drejtorin e Riskut Sigma VIG

Në një kohë kur tregjet po përballen me pasiguri të shumta – nga ndryshimet klimatike e deri te sfidat kibernetike – menaxhimi i riskut është kthyer në një nga funksionet më strategjike për kompanitë e sigurimeve.  SIGMA VIG, pjesë e Vienna Insurance Group, është një prej aktorëve kryesorë në tregun shqiptar, me një qasje proaktive dhe afatgjatë ndaj riskut. Në këtë intervistë, z. Albion Nasaj, Drejtor i Riskut në SIGMA VIG, ndan vizionin e tij për mënyrën se si risku duhet të trajtohet – jo thjesht si kërcënim, por si mundësi për të ndërtuar qëndrueshmëri, besim dhe zhvillim. Ai flet për sfidat e tregut shqiptar, ndikimin e digjitalizimit, rolin e grupit ndërkombëtar dhe përvojat konkrete që kanë formësuar qasjen e kompanisë ndaj riskut.

 

Z.Nasaj, ju drejtoni një nga funksionet më kritike në një kompani sigurimesh – menaxhimin e riskut. Si e përkufizoni ju riskun në kontekstin e SIGMA VIG?

Në industrinë tonë, risku nuk është thjesht një kërcënim – është një mundësi për të qenë më të kujdesshëm, më strategjikë dhe më të qëndrueshëm. Për SIGMA VIG, risku përkufizohet si çdo faktor i brendshëm apo i jashtëm që mund të ndikojë në aftësinë tonë për të përmbushur premtimet ndaj klientëve dhe aksionerëve. Menaxhimi efektiv i tij është nje mjet  balancues midis mbrojtjes së kompanisë dhe rritjes së saj.

 

Cilat janë risqet kryesore me të cilar përballet një kompani sigurimesh në tregun shqiptar?

Tregu shqiptar është dinamik, me sfida që variojnë nga frekuenca e dëmeve në linjat motorike, deri te përthithja e rregulloreve të reja evropiane. Në shumë linja të industrisë në Shqipëri, mungesa e standarteve në operim sjell një variancë më të madhe në vlerësimin e riskut. Në veçanti, shohim rritje të riskut klimatik, riskut operacional për shkak të digjitalizimit të shpejtë, dhe gjithashtu ekspozimin ndaj riskut reputacional në një treg me transparencë gjithnjë në rritje.

 

Si funksionon procesi i menaxhimit të riskut brenda SIGMA VIG?

Ne e trajtojmë menaxhimin e riskut si një proces të integruar në çdo nivel të kompanisë. Fillojmë me identifikimin, më pas analizën, vlerësimin dhe përgatitjen e planit zbatues. Kemi një praktikë të zgjeruar kontrollesh dhe përdorim modele statistikore dhe stress tests për të simuluar ndikimet e mundshme. Ajo që e bën diferencën është bashkëpunimi ndërmjet departamentave.  Risku nuk është përgjegjësi vetëm e një departamenti, por e të gjithëve.

 

Si ndikon digjitalizimi në profilin e riskut të një kompanie sigurimi sot?

Digjitalizimi ka transformuar mënyrën si operojmë, por gjithashtu ka krijuar një spektrum të ri rreziqesh – nga sulmet kibernetike deri te ndërprerjet e papritura të sistemeve. SIGMA VIG është duke investuar shumë në sigurinë kibernetike, trajnimin e stafit dhe auditime të vazhdueshme për të minimizuar këto risqe. Nga ana tjetër, teknologjia na ndihmon të identifikojmë dhe menaxhojmë më mirë riskun në kohë reale.

 

A mund të  na tregoni një rast konkret kur një vendimmarrje në lidhje me riskun rezultoi kritike për kompaninë?

Sigurisht. Gjatë përmbytjeve apo tërmeteve që kanë ndodhur vitet e fundit, falë sistemit tonë të vlerësimit të riskut klimatik, kishim reduktuar ekspozimin e kompanisë duke përzgjedhur me kujdes mbulimin në risigurim ndaj katastrofave natyrore, sigurisht kjo meritë dhe e grupit ndërkombetar në të cilin bëjme pjesë. Kjo na lejoi të reagonim menjëherë, të dëmshpërblenim klientët në kohë rekord dhe të ruanim stabilitetin financiar.

 

SIGMA VIG është pjesë e Vienna Insurance Group (VIG), një nga grupet më të mëdha të sigurimeve në Europën Qendrore dhe Lindore. Si ndikon kjo në mënyrën si menaxhoni riskun në tregun shqiptar?

Fakti që jemi pjesë e VIG, përbën një avantazh strategjik. Ne operojmë me një pavarësi të plotë vendimmarrëse në tregun lokal, por me një mbështetje të pakrahasueshme financiare dhe ekspertizë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se kemi akses në praktikat më të mira evropiane për menaxhimin e riskut, modele të avancuara statistikore, si dhe kapacitete të forta rikuperimi në rast krizash. Në një treg ku shumë kompani operojnë duke përmbushur detyrimet minimale ligjore, ne kemi luksin të ndërtojmë për të ardhmen, jo vetëm t’ia dalim në të tashmen.

 

Si e shikoni të ardhmen e funksionit të riskut në industrinë e sigurimeve?

E ardhmja kërkon më shumë parashikim, jo vetëm reagim. Risku do të menaxhohet gjithnjë e më shumë përmes inteligjencës artificiale, analizës së të dhënave të mëdha, dhe bashkëpunimit ndërsektorial. Por në thelb, do të mbetet një funksion njerëzor – sepse interpretimi dhe vendimmarrja kërkojnë gjykim profesional dhe integritet. Në SIGMA VIG, po ndërtojmë këtë balancë midis teknologjisë dhe përvojës njerëzore.

 

Një mesazh për të rinjtë që duan të ndjekin një karrierë në menaxhimin e riskut?

Bëhuni kuriozë. Risku nuk është frikë, është të kuptuarit më i mirë i realitetit. Ky profesion kërkon integritet, mendim kritik dhe aftësi për të parë përtej asaj që është e dukshme. Në një botë të pasigurt, ekspertët e riskut do të jenë ndër profesionistët më të kërkuar.

 

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Conditions of Health Insurance.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf