sigma Logo sigma Logo wiener Logo sigma Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo
Home parent location site Publikime actual location site Ndryshimet klimatike dhe sigurimet

Ndryshimet Klimatike dhe Sigurimet

Intervistë e z. Klaidi Çitozi, CEO i Sigma VIG për revistën Monitor, publikuar në Janar 2024

 

Ndryshimet klimatike janë temë që po bëhet gjithmonë e më shumë pjesë e debatit dhe industrive të ndryshme sa i takon risqeve që paraqesin. Për industrinë e sigurimeve në botë kjo mund të shihet si risk dhe mundësi. Për Shqipërinë si e gjykoni pjesën e ndryshimeve klimatike dhe lidhjen apo ndikimin me tregun e sigurimeve?

Tashmë efektet e ndryshimeve klimaterike nuk janë më një teori por një dukuri e cila na prek të gjithëve. Katastrofat natyrore, si tërmetet, përmbytjet apo rrëshqitjet e tokës janë ngjarje që së fundmi i kemi dëgjuar më shpesh, por nuk kemi ndërmarrë hapa apo masa konkrete për përmirësimin e kësaj situate. T’i përgjigjesh risqeve që vijnë nga ndryshimet klimaterike është një prioritet për të gjithë ne. Industria jonë ka mundësinë më të mirë që të zgjerojë gamën e produkteve dhe mbulimeve që ofron si dhe të ndërgjegjësoje publikun dhe ta bëjë të interesuar për produktet e sigurimit. Por siç e përmendni dhe ju, është dhe një risk shumë i madh pasi ndryshimet klimaterike po ndodhin me hapa shumë të shpejtë dhe duke qënë se modelet tona bazohen në të dhëna historike, atëherë mund të mos kemi një pamje të qartë të ekspozimit që na pret.

 

 Cilët janë ato pjesë të portofolit aktual në tregun e sigurimeve që mund të preken nga këto ndryshime. A ka mjaftueshëm ndërgjegjësim për këto risqe dhe për sigurimin nga biznesi dhe qytetarët?

Sigurisht që industria e sigurimeve, dhe në veçanti portofoli i sigurimit të pronës, është mjaft e prekur nga këto ndryshime dhe kjo vihet re sepse në vitet e fundit dëmet e shkaktuara nga katastrofat natyrore janë rritur shumë, jo vetëm në numër por edhe në vlerë. Kompania jonë mëmë, Vienna Insurance Group, po bën studime se si ndikojnë në industrinë e sigurimeve këto ndryshime. Për këtë qëllim po përdoren të dhëna shkencore si dhe po analizohen efektet e ngrohjes globale. Analiza tregon se pritet një rritje e këtyre dukurive, veçanërisht për përmbytjet, stuhitë dhe breshërin. 

Edhe pse Shqipëria ka qënë jo pak e prekur nga këto dukuri, ndërgjegjësimi vazhdon të mbetet në nivele shumë të ulëta. Dëgjojmë shumë shpesh histori të tilla, biznese që është dashur një jetë e tërë dhe shumë mundim të ngrihen dhe brenda pak çastesh shkatërrohen prej këtyre katastrofave. Tarifat e sigurimit të pronës kanë qenë gjithnjë shumë të përballueshme nga bizneset dhe individët, por një përqindje e vogël e tyre zgjedhin të sigurohen.  Një pjesë e mirë e atyre që sigurohen, nuk zgjedhin mbulimet e duhura apo nuk e sigurojnë biznesin apo banesën për vlerat reale të saj duke sjellë pakënaqësi në momentin e trajtimit të dëmit dhe rrjedhimisht dhe ulje të ndërgjegjësimit për produktin. Vetëm në dhjetëvjeccarin e fundit, primet nga sigurimi i pronës janë rritur me vetëm 20% në total me një rritje mesatare prej 2.7% në vit. Edhe kjo rritje ka ardhur kryesisht nga projekte të mëdha të cilat e kanë pasur të detyrueshëm këtë sigurim. Ndërkohë që dëmet janë rritur me një trend mesatar prej 75% në vit, dhe nga të gjitha primet e mbledhura për sigurimin e pronës në periudhën 2013 – 2023, vetëm pagesat e dëmeve kanë qënë sa 55% e tyre, pa përfshirë pagesat e tjera administrative dhe të marrjes në sigurim.

 

Cilët janë sektorët që mund të jenë të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve të tillë si bujqësia apo turizmi dhe cila është mundësia që ofrohet nga tregu i sigurimeve për të minimizuar pasojat?

Siç e kam përmendur edhe më parë, efektet negative që ndryshimet klimaterike kanë në bujqësi, e bëjnë të domosdoshme nevojën për një skemë kombëtare sigurimi. Aktualisht në Shqipëri nuk janë të zhvilluara këto sigurime, jo sepse mungon ekspertiza nga tregu, por për shkak të mungesës së interesit për këto produkte.

Njerëzit, gjithnjë e më shumë po zgjedhin të jetojnë në mënyrë të shëndetshme dhe kjo bën që bujqësia dhe blegtoria të jetë një ndër industritë që po merr më shumë vëmendje. Dihet se moti është një faktor i rëndësishëm i cili ndikon në prodhim, por fatkeqësisht nuk mund të kontrollohet. Dekada e fundit na ka përballur me dukuri të tilla si thatësira dhe përmbytje apo luhatje temperaturash, të gjitha brenda periudhash të shkurtra kohe, të cilat dalëngadalë po bëhen sistematike. Për këtë arsye, në disa vende të ndryshme të Europës, bujqësia mbështetet nga shteti duke krijuar skema sigurimi të përbashkëta. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja në të cilën aplikohet kjo skemë sigurimi, aq më mirë diversifikohet risku dhe aq më i përballueshëm është primi i sigurimit për fermerët. Aktualisht, me kërkesat që ekzistojnë nga fermerët për të siguruar fermën e tyre, është e pamundur të ofrohet ky sigurim. Është një portofol I pamjaftueshëm për të ofruar tarifa të përballueshme për këto biznese dhe mbulime adekuate.

Mbulimet që ofrohen për bujqësinë, janë jo vetëm për të mbuluar rrezikun e të korrave por edhe të mbrojtjes së çmimit të produktit bujqësor apo blegtoral. Rreziqet që sigurohen sipas këtyre skemave janë stuhia, breshëri, thatësira, ngrica, përmbytja, etj.

 

Si mund të përgatitet tregu i sigurimeve për të qenë gati për pasojat që sjellin ndryshimet klimatike dhe a është ky treg mjaftueshëm i maturuar për të përqafuar këto elementë shtesë që mund të sjellë kjo?

Tregu i sigurimeve mund të ofrojë garanci financiare duke ofruar produkte sigurimi të besueshme. Në diskutimet se si do të përballohen ndryshimet klimaterike në vendin tonë, aktor i rëndësishëm duhet të jetë edhe tregu i sigurimeve. Ne kemi kohë që e studiojmë impaktin që ndryshimet klimaterike kanë në industri të ndryshme duke qënë se përballemi me trajtime dëmesh të kësaj natyre. Për shkak edhe të bashkëpunimeve të ngushta me tregun botëror, kemi eksperiencë dhe ekspertizë të mjaftueshme për të sugjeruar dhe implementuar zgjidhjet më të mira, në interes të të gjitha palëve.

Puna për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimaterike kërkon një përkushtim jo vetëm nga sektori privat por edhe nga qeveria dhe nga shoqëria civile, të cilat ndërmjet të tjerave të kenë në focus të tyrë  investimet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf