sigma Logo sigma Logo wiener Logo sigma Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo
Home parent location site Publikime actual location site Në 2026, SIGMA VIG sjell më shumë inovacion, standarde të larta dhe përgjegjshmëri ndaj klientëve tanë

SIGMA VIG hyn në vitin 2026 me një pozicion të konsoliduar në tregun shqiptar të sigurimeve dhe me një vizion të qartë afatgjatë, të mbështetur në fuqinë dhe ekspertizën e Vienna Insurance Group, grupi i vetëm evropian i sigurimeve që operon në Shqipëri. Në një mjedis gjithnjë e më konkurrues, kompania synon të thellojë më tej diferencimin e saj përmes standardeve evropiane, stabilitetit financiar dhe një qasjeje të qëndrueshme që vendos besimin dhe mbrojtjen afatgjatë të klientit në qendër të çdo vendimmarrjeje.

Në këtë intervistë, Dorinela Ndrejaj, Drejtore Marketingu e SIGMA VIG, flet për energjinë me të cilën kompania nis vitin e ri, çfarë do të thotë të ofrosh standardet e një grupi të mirënjohur austriak sigurimesh edhe për klientët shqiptarë, si dhe për prioritetet strategjike të vitit 2026.

 

Zonja Ndrejaj, viti 2026 sapo ka nisur. Me çfarë energjie dhe vizioni hyn SIGMA VIG në këtë vit të ri?

Viti 2026 nis për ne me një energji të re, ambicioze dhe shumë të fokusuar. Është një vit ku SIGMA VIG hyn me besim të plotë, si pjesë e Vienna Insurance Group, i vetmi grup europian që operon në tregun e sigurimeve në Shqipëri. Ky nuk është thjesht një fakt institucional; është një garanci për stabilitet, profesionalizëm dhe standarde evropiane të cilat zbatohen çdo ditë në shërbim të klientëve tanë.

 

Çfarë do të thotë konkretisht për klientët shqiptarë të qenit pjesë e Vienna Insurance Group?

Do të thotë siguri në kuptimin më të plotë të fjalës. Vienna Insurance Group sjell një trashëgimi të gjatë austriake në menaxhimin e rrezikut, qeverisjen korporative dhe mbrojtjen e interesit të klientit. Për klientët tanë kjo përkthehet në produkte më të strukturuara, procese më transparente, pagesa dëmesh të sigurta dhe një mbrojtje afatgjatë e cila nuk ndryshon sipas cikleve të tregut lokal.

 

Klienti përmendet shpesh si në qendër të strategjisë suaj. Si materializohet kjo në praktikë?

Për ne, klienti nuk është një statistikë, por pika e nisjes së çdo vendimi. Në vitin 2026, fokusi ynë mbetet përmirësimi i përvojës së klientit në çdo kontakt me SIGMA VIG nga momenti i informimit, te blerja e policës, e deri te menaxhimi i dëmeve. Po investojmë fort në thjeshtimin e proceseve, në komunikim të qartë dhe në zgjidhje që respektojnë kohën dhe nevojat reale të klientëve.

 

Si ndikon ekspertiza austriake në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve tuaja?

Ekspertiza austriake është një avantazh strategjik i pakrahasueshëm. Ajo na lejon të adoptojmë praktikat më të mira evropiane në marrje në sigurim, në menaxhimin e riskut dhe në dizajnin e produkteve. Ne nuk po shpikim nga e para, po përfitojmë nga përvoja e provuar e një grupi që operon me sukses në shumë tregje evropiane, duke i përshtatur këto zgjidhje me realitetin shqiptar.

 

Çfarë roli luan teknologjia dhe inovacioni në këtë fazë të re të SIGMA VIG?

Teknologjia është shtylla jonë kryesore për rritje dhe efikasitet. Risitë më të fundit që vijnë nga Vienna Insurance Group do të vazhdojnë të implementohen në mënyrë graduale në Shqipëri, nga digitalizimi i proceseve të brendshme, te platformat që përmirësojnë ndërveprimin me klientin. Qëllimi ynë është i qartë: shërbime më të shpejta, më të sakta dhe më të aksesueshme.

 

Përveç teknologjisë dhe ekspertizës, cilat janë avantazhet e tjera që sjell përkatësia në një grup austriak?

Ka disa avantazhe thelbësore. Së pari, stabiliteti financiar dhe fuqia, të cilat garantojnë besueshmëri afatgjatë, jo vetëm për punonjësit por edhe për klientët. Së dyti, kultura e fortë e qeverisjes korporative dhe e përputhshmërisë me standardet më të larta evropiane. Së treti, investimi në burimet njerëzore, trajnimet e shumta, shkëmbimi i eksperiencave ndërkombëtare dhe zhvillimi profesional i stafit tonë. Dhe mbi të gjitha, një filozofi biznesi që ndërton besim, jo thjesht shitje.

 

Si e shihni pozicionimin e SIGMA VIG në tregun shqiptar gjatë vitit 2026?

Ne synojmë të forcojmë më tej pozicionin tonë si një kompani që kombinon besimin lokal me standardet ndërkombëtare. Viti 2026 do të jetë një vit konsolidimi, por edhe inovacioni, ku SIGMA VIG do të dallohet për qasje moderne, përgjegjësi ndaj klientëve dhe një vizion të qartë afatgjatë.

 

SIGMA VIG flet gjithnjë e më shumë për politikat “green” dhe përgjegjësinë sociale. Sa të integruara janë këto në kulturën tuaj të brendshme?

Përgjegjësia mjedisore dhe sociale nuk janë për ne një trend komunikimi, por pjesë organike e mënyrës si operojmë. Stafi ynë e ndjen natyrshëm këtë qasje në përditshmëri, nga proceset e brendshme më të kursyera dhe të digjitalizuara, tek mënyra si ndërtojmë marrëdhënie me komunitetin. Në të njëjtën kohë, kjo është edhe një qasje e qartë strategjike e diktuar nga Vienna Insurance Group, e cila vendos standarde shumë të larta ESG në të gjitha tregjet ku operon.

Ne po harmonizojmë politikat tona lokale me vizionin e grupit austriak për zhvillim të qëndrueshëm: reduktim të ndikimit mjedisor, përdorim më inteligjent të burimeve, transparencë dhe kontribut real social. Kjo do të thotë se SIGMA VIG nuk ndërton vetëm siguri financiare, por edhe besim afatgjatë me shoqërinë ku operon.

 

Një mesazh për klientët dhe partnerët tuaj në fillim të këtij viti të ri?

Mesazhi im është i thjeshtë dhe i sinqertë: SIGMA VIG hyn në vitin 2026 më e fortë, më e përgatitur dhe më e angazhuar se kurrë. Me mbështetjen e Vienna Insurance Group dhe me fokus të pandryshuar te klienti, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë siguri, besim dhe vlerë reale për çdo individ dhe biznes që na beson.

 

Intervistë e publikuar online në Ekofin më 03.02.2026 Dorinela Ndrejaj: Në 2026, SIGMA VIG sjell më shumë inovacion, standarde të larta dhe përgjegjshmëri ndaj klientëve tanë - Ekofin

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf