Njoftim për vend të lirë pune
Pozicioni : Specialist Shitje – Dega Tiranë
Sigma VIG, me më shumë se 20 vite eksperiencë në tregun e sigurimeve, është pjesë e Vienna Insurance Group, grupi më i madh i sigurimeve në Austri, Evropën Qëndrore dhe Lindore. VIG është pjesë e listës së FORBES për vitin 2022, në kategorinë “Punëdhënësi më i mirë në botë” dhe Sigma VIG është në të njëjtën linjë zhvillimi për të forcuar rolin e saj si “punëdhënësi më i mirë” në Shqipëri!
Jemi në kërkim të kandidaturave interesante, kurioze, kreative, të cilët janë në kërkim të suksesit me fokus tek shitja.
Çfarë të duhet për t’u bërë pjesë e ekipit tonë të shitjeve?
- Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në shitje, përparësi përbën sektori financiar.
- Diplomë e shkollës së lartë, përparësi përbën profili ekonomi / financë.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocimi.
- Njohuri të mira të programeve të paketës Microsoft Office.
- Të aftë për të punuar në grup (gjërat e mira bëhen gjithmonë bashkë).
- Të zotërojë gjuhën angleze, njohuritë në gjuhët e tjera të huaja, përbëjnë avantazh.
Ofrojmë :
- Pagë + Bonuse shumë të kënaqeshme.
- Mundësi rritjeje / zhvillimi në karrierë.
- Klimë dhe mjedis pune bashkëpunues.
- Trajnime të vazhdueshme në përmirësimin e aftësive të shitjes në sektorin e sigurimeve.
Dërgoni CV tuaj dhe një letër interesi për këtë pozicion pune në adresën e emailit hr@sivig.al duke specifikuar në subjektin e email-it “Aplikim për Specialist Shitje – Dega Tiranë”.