Sigma VIG në “Automotive Fair Albania” – Edicioni i Dytë: Vëmendja tek Siguria
Në datat 26–29 Tetor 2023, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua edicionin i dytë i “Automotive Fair Albania”, një iniciativë e DPSHTRR. Ky panair, i konceptuar si një udhëtim mes traditës dhe inovacionit, mblodhi pasionin për automjetet retro dhe teknologjitë më të avancuara të industrisë automobilistike.
Në këtë atmosferë dinamike, Sigma VIG ishte e pranishme me një mision të qartë: të vendosë sigurinë në qendër të vëmendjes. Përmes pjesëmarrjes së saj, kompania synoi të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e sigurimit të mjeteve motorike, duke theksuar rolin mbrojtës të mbulimit KASKO dhe produkteve të tjera të sigurimit që garantojnë mbrojtje të plotë në çdo rrugëtim.
Prania e Sigma VIG u vlerësua nga organizatorët e panairit, ku mbi 40 ekspertë të sigurisë rrugore ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre për një qarkullim më të sigurt e më të përgjegjshëm në rrugë.