sigma Logo sigma Logo wiener Logo sigma Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo

Ekskursioni i nxënësve të shkollës "Jashar Kola", Bulqizë

Home parent location site Përgjegjësia Sociale actual location site Ekskursion i nxënësve të shkollës "Jashar Kola"

SIGMA VIG mbështet edukimin dhe njohjen e natyrës shqiptare: Ekskursioni i nxënësve të Bulqizës në Lagunën e Karavastasë

 

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jashar Kola” në Bulqizë, së bashku me stafin arsimor, zhvilluan një eksursion edukativ me temë “Njohja e Lagunës së Karavastasë”, si pjesë e programit praktik të mësimdhënies. SIGMA Vienna Insurance Group, në kuadër të angazhimit të saj për përgjegjësi shoqërore, e mirëpriti me dashamirësi këtë nismë që nxit dashurinë për natyrën, edukimin mjedisor dhe eksplorimin e pasurive natyrore të vendit tonë. Nëpërmjet bashkëpunimit me drejtorin e shkollës, Z. Rasim Mehdi Toska, SIGMA VIG sponsorizoi ekskursionin e nxënësve gjatë muajit qershor 2023, duke mundësuar një ditë të paharrueshme për fëmijët, plot mësim, argëtim dhe zbulime të reja. Vizita në Lagunën e Karavastasë, një nga zonat më të rëndësishme të biodiversitetit në Shqipëri, u kthye në një përvojë frymëzuese, që ndihmoi nxënësit të mësojnë më shumë për ekosistemet, ruajtjen e mjedisit dhe rëndësinë e bashkëjetesës së njeriut me natyrën.

 

Edukimi i brezave të rinj është një nga shtyllat kryesore të angazhimit social të SIGMA Vienna Insurance Group. Mbështetja e vazhdueshme ndaj nxënësve të shkollës “Jashar Kola” në Bulqizë, tashmë një traditë e bukur për kompaninë tonë, na mbush me krenari dhe gëzim. Në një kohë kur teknologjia dhe realiteti virtual po marrin gjithnjë e më shumë hapësirë në jetën e të rinjve, është frymëzuese të shohësh nxënës që zgjedhin të njihin nga afër historinë, kulturën dhe natyrën shqiptare. Në ekskursion e radhës, gjatë muajit qershor 2024, fëmijët patën mundësinë të eksploronin disa nga destinacionet më të veçanta të trashëgimisë shqiptare, si Manastiri i Ardenicës në Fier dhe Amfiteatri i Butrintit, një nga zonat arkeologjike më të rëndësishme në vend, vetëm 14 kilometra në jug të Sarandës.

Udhëtimi u kthye në një përvojë të paharrueshme për nxënësit e shkollës “Jashar Kola” — një kombinim i mësimit përmes përvojës, aventurës dhe argëtimit, që u dha atyre kujtime të çmuara dhe një dashuri më të madhe për Shqipërinë. Ky aktivitet është dëshmi e përkushtimit të SIGMA VIG për të investuar në arsim, kulturë dhe zhvillimin personal të brezit të ri, duke e bërë edukimin një udhëtim frymëzues për çdo fëmijë.

Ekskursion edukativ me temë "Njohja e lagunë së Karavastasë".

 

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf