sigma Logo sigma Logo wiener Logo sigma Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo

Një ditë me fëmijët e Rrëshenit

Home parent location site Përgjegjësi Sociale actual location site Një ditë me familjet e Rrëshenit

Një ditë me fëmijët e Rrëshenit – Solidariteti që sjell buzëqeshje

 

Ekziston një lidhje e veçantë mes Austrias dhe Veriut të Shqipërisë, e ndërtuar mbi respektin dhe dëshirën për të ndihmuar. Kjo frymë miqësie u pasqyrua sërish në nismën më të fundit të Sigma Vienna Insurance Group (Sigma VIG), e cila vendosi të mbështesë një shoqatë në Rrëshen që kujdeset për fëmijët në nevojë, duke ofruar ushqim, veshmbathje dhe përkrahje në arsimim. Stafi i Sigma VIG u bashkua për të sjellë një ditë ndryshe për këta fëmijë. Çdo punonjës kontribuoi sipas mundësisë, dhe me fondet e mbledhura u organizua një udhëtim i paharrueshëm drejt Tiranës – një ditë e mbushur me lojëra, aventura dhe shumë buzëqeshje.

Megjithëse moti nuk ishte në anën tonë, fëmijët nuk humbën asnjë grimcë gëzimi. Pas një udhëtimi komod me autobus, shëtitja e planifikuar në qendër të Tiranës u zëvendësua me një ndalesë në një lokal argëtues për fëmijë, ku ata u kënaqën me videogames, aktivitete dhe lojëra për çdo moshë.

 

Më vonë, kur dielli doli pas shiut, i priti një tjetër surprizë: ngjitja me teleferikun e Dajti Ekspres. Peizazhi mahnitës dhe ylberi që u shfaq gjatë rrugës, e bënë këtë eksperiencë të magjishme. Në majë të Dajtit, fëmijët shijuan një drekë me pica të ngrohta, falë mikpritjes së stafit të Sigma VIG dhe Dajti Ekspres. Dita përfundoi me një vizitë në kinema, ku emocionet dhe entuziazmi i fëmijëve nuk kishin të sosur. Për shumë prej tyre, ishte hera e parë që provonin lojëra elektronike, teleferik apo kinema – përvoja që do t’u mbeten gjatë në kujtesë.

 

Kjo nismë është dëshmi e angazhimit të Sigma VIG në Shqipëri për të sjellë jo vetëm siguri financiare, por edhe kujdes njerëzor, dashuri dhe shpresë për komunitetet që kanë më shumë nevojë. Sepse çdo buzëqeshje e rikthyer është një investim në të ardhmen.

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf