Një vakt me dashuri – solidaritet që ushqen shpirtin
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” – Nënë Tereza
Frymëzuar nga këto fjalë, ekipi i Sigma Vienna Insurance Group vendosi të bëjë diçka të vogël, por me shumë zemër. Për më shumë se një muaj, punonjësit tanë përgatitën dhe servirën vakte për njerëzit në nevojë në strehën e kryeqytetit – duke ofruar jo vetëm ushqim, por edhe buzëqeshje, ngrohtësi dhe shpresë.
Në një realitet ku shumë familje përballen me vështirësi ekonomike apo shëndetësore, ne besojmë se çdo gjest dashurie ka peshë. Edhe pse nuk mund t’i ndryshojmë jetët e tyre në një ditë, ne mund të ndryshojmë mënyrën si ndihen – të shohin se dikush kujdeset.
Sigma VIG – përtej sigurimit, një familje që kujdeset për njerëzit.