sigma Logo sigma Logo wiener Logo sigma Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo

Projekti Otago

Home parent location site Përgjegjësi Sociale actual location site Projekti Otago

Projekti “Impakti i Ecjes dhe Programi Ushtrimor Otago” për të Moshuarit – Mbështetur nga Sigma VIG

 

Propozimi i projektit “Impakti i Ecjes dhe Programi Ushtrimor Otago në Përmirësimin e Parametrave të Ekuilibrit tek të Moshuarit”, nga dy profesore nga Universiteti i Sporteve të Tiranës, nënvizon rëndësinë e aktivitetit fizik dhe mbështet një kauzë me rëndësi të lartë sociale. Ky projekt është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, duke sjellë në praktikë programin Otago për grupmoshën +65 vjeç, veçanërisht për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë. Grupmosha e tretë e azilit përbëhet kryesisht nga persona me pensione të ulëta, probleme të shëndetit dhe mungesë vëmendjeje nga familjarët. Programi i ushtrimeve Otago (PUO), i zhvilluar fillimisht nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re, është një program i personalizuar i ushtrimeve të rezistencës dhe ekuilibrit, i projektuar për të reduktuar rëniet dhe për të përmirësuar stabilitetin fizik tek të moshuarit.

 

Projekti mori mbështetjen e Sigma VIG, e cila kontribuoi në realizimin e tij, duke ndihmuar grupmoshën e tretë në Shqipëri. Gjatë një periudhe 12-javore, duke nisur nga Shkurti 2024, 24 të moshuar të grupmoshës +65 vjeç morën pjesë në 36 seanca ushtrimore, të përbëra nga:

- Seanca ushtrimesh Otago

- Seanca ecje në natyrë në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës

- Seanca kërcimi ritmik, për përmirësimin e ekuilibrit dhe forcës muskulore

 

Qëllimi kryesor ishte përmirësimi i ekuilibrit të pjesëmarrësve me 30-40%, duke reduktuar rrezikun e rrëzimeve, një nga shkaqet kryesore të humbjes së jetës tek të moshuarit. Programi përfshinte 6 ushtrime nxehjeje, 5 ushtrime për forcimin e gjymtyrëve të poshtme, 12 ushtrime ekuilibri me rritje graduale dhe 2 ushtrime rikuperimi. Ecja dhe kërcimi ritmik integruan elementë fizikë, njohës dhe social, duke kontribuar në përmirësimin e aftësive motorike, faktorëve njohës dhe gjendjes psiko-sociale të të moshuarve. Gjatë gjithë rrugëtimit 3-mujor, Sigma VIG mbështeti realizimin e projektit duke siguruar transport, aksesorë sportivë dhe snack-e për pjesëmarrësit, duke nxitur bashkëpunimin dhe shpirtin festiv gjatë seancave.

 

Ky projekt demonstron qartë se asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet dhe dëshirë për të ndihmuar shtresat në nevojë, veçanërisht grupmoshën e tretë, e cila përballet me sfida të shumta në Shqipëri. Bashkëpunimi midis Sigma VIG dhe autorëve të projektit nënvizon rëndësinë e përgjegjësisë sociale, aktivitetit fizik për të moshuarit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit.

 

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf