Sigma VIG mbështet krijimin e Distriktit të Parë Shqiptar Rotarian
Nga data 9 – 11 qershor 2023, Rotary Club festoi një moment historik: themelohet Distrikti i Parë Shqiptar Rotarian, që bashkon të gjitha klubet Rotary në Shqipëri dhe Kosovë. Në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme u zhvillua konferenca “Rotary International District 2485 Albania and Kosovo”, e cila mblodhi dhjetëra sipërmarrës, profesionistë dhe përfaqësues komunitarë pranë kompleksit Fafa Resort, në Golem, Durrës.
Ky event madhështor tre-ditor u shndërrua në një festë bashkimi dhe frymëzimi, ku klubet shqiptare prezantuan histori suksesi, projekte me impakt social dhe shembuj të përkushtimit në zhvillimin e komunitetit dhe shërbimin ndaj tjetrit, në përputhje me vlerat e Rotary International. Me një pjesëmarrje prej rreth 250 – 300 anëtarësh (rreth 15 – 20% e totalit), konferenca shënoi një hap të rëndësishëm për konsolidimin e lëvizjes Rotariane shqiptare.
Në këtë event, Sigma Vienna Insurance Group dha mbështetjen e saj për të promovuar bashkëpunimin, komunikimin dhe ndërveprimin mes bizneseve, profesionistëve dhe komunitetit shqiptar, duke forcuar njëkohësisht lidhjet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në frymën e partneritetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.