Kartoni Jeshil – Sigurim Ndërkombëtar për Automjete
SIGMA VIG, kompani lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe pjesë e Vienna Insurance Group (VIG), ofron Kartonin Jeshil, sigurimin ndërkombëtar të detyrueshëm për automjete kur udhëtoni jashtë Shqipërisë.
Ky sigurim ju garanton mbrojtje ligjore dhe financiare për dëme trupore dhe materiale ndaj palëve të treta në rast aksidenti, në të gjitha vendet që janë pjesë e sistemit të Kartonit Jeshil.
Çfarë është Kartoni Jeshil?
-
Sigurim ndërkombëtar i automjeteve, i vlefshëm në mbi 40 vende të Evropës dhe rajonit.
-
Dokument që duhet të mbani gjithmonë me vete gjatë udhëtimeve jashtë Shqipërisë.
-
Mbulon përgjegjësinë civile për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta në rast aksidenti.
Çfarë duhet të kontrolloni në Kartonin Jeshil?
-
Afati i vlefshmërisë – sigurohuni që sigurimi është aktiv gjatë periudhës së udhëtimit.
-
Vendet e mbuluara – lista e shteteve është e shënuar në dokument (ato me kryq nuk janë të mbuluara).
-
Të dhënat e automjetit – duhet të jenë të njëjta me ato në lejen e qarkullimit.
-
Adresa e kompanisë së sigurimit – kontrolloni që në Karton të figurojë SIGMA VIG sh.a.
Përfitimet e Kartonit Jeshil nga SIGMA VIG
-
Asistencë falas në rast aksidenti – vetëm SIGMA VIG ofron shërbim asistence dhe këshillim pa kosto për klientët e saj.
-
Mbrojtje ndërkombëtare ligjore për automjetin tuaj gjatë udhëtimeve jashtë Shqipërisë.
-
Blerje e shpejtë dhe e sigurt online përmes platformës #Sivig.
-
Siguri dhe besueshmëri maksimale falë mbështetjes së Vienna Insurance Group.
Çfarë të bëni në rast aksidenti jashtë vendit?
-
Kontaktoni menjëherë kompaninë SIGMA VIG për asistencë dhe udhëzime falas.
-
Në rastet e tjera, mund të telefononi Byronë Kombëtare të vendit ku ndodheni (të dhënat gjenden në Kartonin Jeshil).
📩 Për më shumë informacion na kontaktoni:
✉️ Email: kontakt@sivig.al
📞 +355 4 22 58254
Click më poshtë për të mësuar më shumë:
Kushtet e Përgjithshme
Bli Kartonin Jeshil me një click më poshtë:
Bli Online