Sigurimi Kufitar për Mjete me Targa të Huaja në Shqipëri | SIGMA Vienna Insurance Group
Sigma Vienna Insurance Group, një nga kompanitë më të besueshme të sigurimeve në Shqipëri, ofron Sigurimin Kufitar, i cili është sigurim i detyrueshëm nga shteti për mjetet motorike me targa të huaja që qarkullojnë ose qëndrojnë në territorin shqiptar. Ky sigurim mbulon përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta për dëme trupore dhe materiale të shkaktuara nga përdorimi i mjetit.
Çfarë është Sigurimi Kufitar?
Sigurimi kufitar është i domosdoshëm për çdo automjet me targa të huaja që hyn në Shqipëri dhe nuk ka një karton jeshil (Green Card) të vlefshëm. Pa këtë sigurim, mjeti nuk mund të qarkullojë ligjërisht brenda territorit shqiptar.
Limitet e Dëmshpërblimit
1. Për dëme pasurore (shëndet & jetë):
-
Autobusë dhe kamionë (përfshirë rimorkiot): 150,000,000 lekë
-
Mjete që transportojnë lëndë të rrezikshme: 200,000,000 lekë
-
Mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara: 50,000,000 lekë
2. Për dëme jopasurore (morale & ekzistenciale):
-
Nga vdekja apo paaftësia e përhershme e pjesshme: 1,000,000 lekë
-
Nga dëmtime të tjera: 500,000 lekë
-
Nga paaftësia totale e përhershme (moral): 2,000,000 lekë
-
Nga paaftësia totale e përhershme (ekzistencial): 1,500,000 lekë
-
Nga vdekja apo paaftësia totale e përhershme (biologjik): 1,000,000 lekë
3. Kufiri minimal i përgjegjësisë:
-
Për çdo person të dëmtuar në një ngjarje sigurimi: 20,000,000 lekë
4. Për dëme mbi pronën:
-
Autobusë dhe kamionë (përfshirë rimorkiot): 15,000,000 lekë
-
Mjete që transportojnë lëndë të rrezikshme: 20,000,000 lekë
-
Mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara: 10,000,000 lekë
Blini Sigurimin Kufitar Online
Me Sigma Vienna Insurance Group mund të blini Sigurimin Kufitar online, thjesht dhe shpejt, duke kursyer kohë dhe duke udhëtuar të sigurt në Shqipëri.
📩 Për më shumë informacion na kontaktoni:
✉️ Email: kontakt@sivig.al
📞 +355 4 22 58254
Click më poshtë për të mësuar më shumë:
Kushtet e Përgjithshme
Bli Sigurimin Kufitar me një click më poshtë:
Bli Online