Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale
Një hap i mençur për të mbrojtur profesionin tuaj
Sigurimi i përgjegjësisë profesionale është krijuar për të mbrojtur profesionistët nga kërkesat për dëmshpërblim që mund të lindin si rezultat i gabimeve, pakujdesive ose shkeljeve profesionale gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.
Ky sigurim ju ndihmon të ruani reputacionin profesional dhe të shmangni humbjet financiare në rast se ndodhin dëmtime trupore apo materiale ndaj palëve të treta brenda ambienteve të biznesit tuaj.
Çfarë është Sigurimi i Përgjegjësisë Civile?
Sigurimi i përgjegjësisë civile ofron mbulim në rast se një klient, vizitor apo person i tretë pëson dëmtime fizike ose humbje materiale gjatë qëndrimit në ambientet e biznesit tuaj. Ky produkt është thelbësor për çdo subjekt që operon në mjedise ku ka qarkullim të njerëzve si:
-
Dyqane dhe supermarkete
-
Qendra tregtare
-
Zyrat e shërbimeve
-
Restorante, kafene, spitale, etj.
Çfarë Mbulon Sigurimi?
Objekti i sigurimit
-
Dëmtime trupore të palëve të treta
-
Dëmtime materiale që ndodhin brenda ambienteve të biznesit
Rreziqet që mbulohen
-
Humbja e jetës
-
Paaftësia e përkohshme
-
Paaftësia e përhershme
Kushtet Kryesore të Sigurimit
Periudha e sigurimit
-
1 vit nga data e rënë dakord mes palëve
Limiti i përgjegjësisë
-
Përcaktohet sipas kërkesës së klientit
Mund të përfshijë:
-
Limit për çdo ngjarje
-
Limit të veçantë për dëme trupore dhe dëme materiale
Tarifa Fleksibël dhe të Personalizuara
Çmimet tona janë ndër më konkurrueset në treg, dhe varen nga:
-
Niveli i masave të sigurisë në objekt
-
Frekuenca e qarkullimit të personave të tretë në ambientet e biznesit
-
Madhësia dhe struktura e biznesit
Ne ofrojmë paketa fleksibël që përshtaten me natyrën e veçantë të çdo biznesi.
Avantazhet që ju ofron SIGMA.al
Zgjedhja e SIGMA.al për sigurimin e përgjegjësisë civile sjell përfitime të drejtpërdrejta:
-
Kapacitet i lartë mbulimi, i mbështetur nga risigurues ndërkombëtarë të fuqishëm
-
Shpejtësi dhe efikasitet në procedurat e marrjes në sigurim
-
Staf i kualifikuar, me përvojë në vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve
Pse është ky sigurim i domosdoshëm për biznesin tuaj?
Në çdo ambient biznesi ekziston rreziku i ndodhjes së një incidenti që mund të çojë në kërkesa për dëmshpërblim ligjor. Pa këtë sigurim, një aksident i vogël mund të kthehet në një barrë të rëndë financiare dhe të dëmtojë besueshmërinë e biznesit tuaj në sytë e klientëve.
Merrni ofertën tuaj të personalizuar sot!
Na kontaktoni për të marrë një ofertë të përshtatur sipas madhësisë dhe llojit të biznesit tuaj.
Email: kontakt@sivig.al
Telefon: +355 4 22 58254
Mos e lini reputacionin e biznesit tuaj në rrezik. Sigurohuni sot me SIGMA.al!
Click më poshtë për të mësuar më shumë:
Kushtet e Përgjithshme