Rreth SIGMA Vienna Insurane Group sh.a
Sigma VIG sh.a është një ndër kompanitë më të rëndësishme të sigurimeve në Shqipëri, e themeluar në vitin 1999 dhe e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për ofrimin e sigurimeve të Jo-Jetës. Aktiviteti i saj mbulon një gamë të gjerë produktesh sigurimi, duke përfshirë sigurimin e mjeteve motorike, sigurimin e pronës, sigurimin e shëndetit dhe sigurime të tjera jo-jetë, duke ofruar zgjidhje të përshtatura për individë, biznese dhe korporata.
Në vitin 2004, Sigma VIG zgjeroi aktivitetin e saj edhe në Kosovë, duke konsoliduar më tej pozicionin si një aktor i rëndësishëm rajonal në fushën e sigurimeve.
Që prej vitit 2007, Sigma është pjesë e Vienna Insurance Group (VIG) – grupit më të madh të sigurimeve në Austri dhe një lider i padiskutueshëm në Europën Qendrore dhe Lindore. Ky integrim i ka dhënë kompanisë ekspertizë ndërkombëtare dhe një bazë solide për të ofruar shërbime sigurimi të standardeve më të larta.
Sigma Vienna Insurance Group në vitin 2024
Gjatë vitit 2024, Sigma VIG renditej në vendin e katërt në tregun shqiptar të sigurimeve të Jo-Jetës, me 12.29% të totalit të primeve, duke fituar besimin e mbi 186,000 klientëve aktivë. Vetëm gjatë vitit 2024, kompania ka trajtuar mbi 7,500 raste dëmesh, duke dëshmuar seriozitet dhe korrektësi në përmbushjen e detyrimeve ndaj klientëve.
Në segmentin e sigurimeve motorike (TPL dhe KASKO), Sigma VIG pozicionohet ndër tre kompanitë kryesore të tregut, me rreth 15% të tregut për secilin produkt, si dhe në vend të dytë për dëmet e paguara, me 18.8% të totalit të tregut. Ky rezultat pasqyron përkushtimin e kompanisë për të qenë pranë klientit në momentet më të vështira dhe njëkohësisht besueshmërinë e lartë të markës Sigma.
Edhe në sigurimet e pronës, kompania ka arritur performancë të shkëlqyer, duke u renditur ndër tre liderët e tregut. Marrëveshjet e forta risiguruese i mundësojnë Sigma VIG të sigurojë prona dhe investime të çdo vlere, duke u bërë partneri i parë i zgjedhur për korporatat dhe investitorët më të mëdhenj në vend.
Transparencë, besueshmëri dhe digjitalizim
Raportet e auditimit të vitit 2024 konfirmojnë se aktivitetet e Sigma VIG zhvillohen në përputhje të plotë me kornizën ligjore të tregut të sigurimeve në Shqipëri.
Një ndër prioritetet kryesore të kompanisë për vitin 2025 mbetet digjitalizimi i shërbimeve të sigurimit, duke investuar në teknologji dhe platforma online për t’i ardhur sa më pranë klientit. Aplikacioni SIVIG dhe procesi i blerjes së sigurimeve online janë përmirësuar ndjeshëm, duke ofruar një eksperiencë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të sigurt për çdo përdorues.
Sigma VIG – kompania e sigurimeve që kombinon përvojën ndërkombëtare, traditën e qëndrueshmërisë dhe vizionin digjital për të ardhmen.
Zgjidhni partnerin tuaj të sigurisë.