Kush Jemi

Home parent location site Profil actual location site Kush Jemi

Rreth SIGMA Vienna Insurance Group sh.a

 

Sigma VIG sh.a është një ndër kompanitë më të rëndësishme të sigurimeve në Shqipëri, e themeluar në vitin 1999 dhe e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për ofrimin e sigurimeve të Jo-Jetës. Aktiviteti i saj mbulon një gamë të gjerë produktesh sigurimi, duke përfshirë sigurimin e mjeteve motorike, sigurimin e pronës, sigurimin e shëndetit dhe sigurime të tjera jo-jetë, duke ofruar zgjidhje të përshtatura për individë, biznese dhe korporata.

Në vitin 2004, Sigma VIG zgjeroi aktivitetin e saj edhe në Kosovë, duke konsoliduar më tej pozicionin si një aktor i rëndësishëm rajonal në fushën e sigurimeve.

Që prej vitit 2007, Sigma është pjesë e Vienna Insurance Group (VIG) – grupit më të madh të sigurimeve në Austri dhe një lider i padiskutueshëm në Europën Qendrore dhe Lindore. Ky integrim i ka dhënë kompanisë ekspertizë ndërkombëtare dhe një bazë solide për të ofruar shërbime sigurimi të standardeve më të larta.


Sigma Vienna Insurance Group në vitin 2025

 

Në vitin 2025, SIGMA Vienna Insurance Group vijoi të konsolidojë pozicionin e saj në tregun shqiptar të sigurimeve, duke u renditur ndër katër shoqëritë kryesore të sigurimit në vend për nga vëllimi i primeve të shkruara dhe duke zotëruar 12.69% të tregut të sigurimeve Jo-Jetë. Gjatë veprimtarisë së saj, shoqëria ka operuar në një mjedis ekonomik dhe rregullator në zhvillim të vazhdueshëm, duke adresuar me sukses sfidat e tregut përmes një qasjeje të bazuar në profesionalizëm, qëndrueshmëri financiare, menaxhim të kujdesshëm të riskut dhe forcim të vazhdueshëm të strukturave organizative.

 

Pozicionimi i SIGMA VIG mbështetet në përkatësinë e saj në Vienna Insurance Group, një nga grupet më të mëdha të sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe në eksperiencën e konsoliduar të ndërtuar ndër vite në tregun vendas. Këta faktorë i kanë mundësuar shoqërisë të ofrojë zgjidhje të besueshme sigurimi dhe mbrojtjeje financiare për individët dhe bizneset, duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit, pronës dhe aktiviteteve ekonomike të klientëve të saj. Përmes këtij angazhimi, SIGMA VIG synon të krijojë vlerë të qëndrueshme për klientët, aksionarët, partnerët dhe komunitetin, duke mbështetur zhvillimin afatgjatë të tregut të sigurimeve në Shqipëri.

 

Transformimi digjital mbetet një nga shtyllat strategjike të zhvillimit të SIGMA VIG, duke avancuar me ritme të shpejta në të gjitha nivelet e shërbimit. Përmes investimeve të vazhdueshme në teknologji, automatizim dhe kanale digjitale, kompania po ndërton një eksperiencë gjithnjë e më të thjeshtë, të shpejtë dhe të personalizuar për klientët. Zhvillimi i platformave online dhe i aplikacionit SIVIG synon jo vetëm lehtësimin e proceseve të sigurimit, por edhe krijimin e një marrëdhënieje më të afërt, më transparente dhe më efikase me çdo klient.

 

Një informacion rreth Sigma Vienna Insurance Group sh.a

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf rrjeti mjekesor update.pdf Raport Vjetor Sigma 2025 (3)_compressed.pdf _kushte production studio jashte.pdf _kushte production studio jashte-1.pdf _kushte production studio jashte-2.pdf 2024.07.04_Kushtet e Pergjitshme SHU Pro.pdf