Aksidente Personale
Një aksident mund të ndodhë në çdo moment. Me Sigurimin e Aksidenteve Personale nga Sigma Vienna Insurance Group, siguroheni përballë pasojave financiare të dëmtimeve aksidentale, paaftësisë apo humbjes së jetës. Kjo policë sigurimi është vjetore dhe ofron mbrojtje për individë, familje apo grupe.
Më Shumë
Sigurimi i Shëndetit
Shëndeti është prioriteti juaj – dhe ne e mbrojmë atë me paketa sigurimi të përshtatura për ju, familjen apo stafin e kompanisë. Me Sigurimin e Shëndetit nga Sigma Vienna Insurance Group, ju merrni mbulim gjithëpërfshirës për shpenzime spitalore, aksidente, ndërhyrje kirurgjikale dhe kontrolle shëndetësore vjetore.
Më Shumë
Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim
Qoftë për pushime, udhëtime biznesi apo aplikime për vizë, Sigurimi Shëndeti në Udhëtim Standard dhe Pro ju mbron nga kostot e papritura mjekësore gjatë qëndrimit jashtë vendit. Me mbulim të gjerë për urgjencat shëndetësore dhe riatdhesimin, ju mund të përqendroheni te përvoja e udhëtimit, ndërsa Sigma VIG kujdeset për sigurinë tuaj.
Më Shumë
Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim Pro
Shëndeti në Udhëtim Pro ofron mbulim të zgjeruar shëndetësor gjatë udhëtimeve jashtë vendit, duke ju mbrojtur nga shpenzimet e papritura mjekësore. Ideale për udhëtarët që aplikojnë për vizë Schengen dhe kërkojnë siguri më të lartë gjatë qëndrimit në Evropë.
Më Shumë
Studio Jashtë
Sigurimi i Shëndetit për Studentët që Studiojnë Jashtë
Sigurimi i Shëndetit për Studentët nga Sigma VIG ofron mbrojtje financiare dhe akses në kujdes shëndetësor gjatë periudhës së studimeve jashtë Shqipërisë. Polica është projektuar për të mbuluar nevojat e studentëve ndërkombëtarë, duke përfshirë shpenzimet për trajtim mjekësor, kujdes urgjent dhe shërbime të tjera shëndetësore sipas kushteve të sigurimit. Me këtë mbulim, studentët mund të fokusohen te studimet e tyre me sigurinë se janë të mbrojtur nga kostot e papritura mjekësore gjatë qëndrimit jashtë vendit.
Më Shumë
Jo vetëm tetor
Mbro shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur me sigurimin “Jo vetëm Tetor” nga Sigma Vienna Insurance Group.
Paketë e dedikuar kundër kancerit të gjirit, check up, mbulim spitalor dhe ulje ekskluzive.
Më Shumë