Sigurimi i Shëndetit për Studentët që Studiojnë Jashtë Shqipërisë
Studimet jashtë vendit janë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të mirë. Për të përballuar me qetësi çdo situatë të papritur shëndetësore gjatë kësaj periudhe, SIGMA ofron Sigurimin e Shëndetit për Studentët, një mbrojtje e krijuar posaçërisht për studentët shqiptarë që ndjekin studimet me kohë të plotë jashtë territorit të Shqipërisë.
Kjo policë siguron mbulim për shpenzimet mjekësore të nevojshme si pasojë e një sëmundjeje ose aksidenti të ndodhur gjatë periudhës së sigurimit. Nga konsultat dhe trajtimet emergjente deri te hospitalizimi, ndërhyrjet kirurgjikale dhe transporti mjekësor, studenti përfiton mbështetje financiare dhe asistencë në momentet kur ka më shumë nevojë.
Me SIGMA, studentët mund të fokusohen tek objektivat akademike dhe përvoja e tyre ndërkombëtare, ndërsa familjarët gëzojnë sigurinë se të afërmit e tyre janë të mbrojtur edhe larg shtëpisë.
Përfitimet Kryesore
- Mbulim për shpenzimet mjekësore emergjente, deri në 30.000 euro;
- Mbulim të shpenzimeve të hospitalizimit dhe trajtimeve spitalore;
- Ekzaminime laboratorike dhe diagnostikuese;
- Ndërhyrje kirurgjikale sipas kushteve të policës;
- Transport dhe riatdhesim mjekësor në raste të nevojshme;
- Siguri financiare për studentin dhe qetësinë e familjen së tij;
Kujt i Dedikohet?
Produkti është i dedikuar për studentët shqiptarë të moshës nga 15 deri në 35 vjeç, të cilët ndjekin studimet me kohë të plotë në institucione arsimore jashtë territorit të Shqipërisë.
Pse të Zgjidhni SIGMA VIG?
Sepse arsimi është një investim për të ardhmen dhe siguria shëndetësore nuk duhet të jetë një shqetësim. Me përvojën mbi 25 vjeçare dhe besueshmërinë e SIGMA VIG si pjesë e liderit austriak të sigurimeve Vienna Insurance Group, përfitoni zgjidhje të krijuar për t'ju mbrojtur financiarisht, gjatë gjithë rrugëtimit tuaj akademik jashtë vendit.
Studio me besim.
Jeto eksperiencën ndërkombëtare me sigurinë që të ofron SIGMA VIG.