Me synimin për të qenë një aktor ndikues në ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezit të ri, i cili sot është gjithnjë e më shumë i përfshirë nga teknologjia, Sigma Vienna Insurance Group ka zgjedhur të rikthejë vëmendjen tek libri – burimi tradicional i dijes dhe krijimtarisë.
Në këtë frymë, gjatë muajit qershor 2025, stafi i SIGMA VIG u bë pjesë e projektit të veçantë “Book Club – Book Truck”, një nismë e dedikuar për të nxitur dashurinë për leximin dhe për të krijuar klube leximi në disa njësi administrative të Tiranës dhe më gjerë. Qëllimi i projektit ishte të inkurajojë leximin, kreativitetin dhe komunikimin tek fëmijët e moshës 8–12 vjeç, duke i përfshirë ata në aktivitete të hapura dhe interaktive. Në kuadër të kësaj nisme, SIGMA VIG kontribuoi përmes dhurimit të paketave me libra, aksesorë dhe lojëra edukative, të përgatitura posaçërisht për fëmijët pjesëmarrës. Stafi i kompanisë u bashkua në ditët e aktivitetit pranë fëmijëve në Pezë, Shëngjergj dhe Shkodër, duke shpërndarë librat, zhvilluar lojëra dhe lexuar bashkë me ta – një përvojë frymëzuese që riktheu emocionin e leximit si një udhëtim magjik. Falë suksesit të edicionit të parë, projekti vijoi edhe gjatë muajve tetor–nëntor 2025, ku ekipi i SIGMA VIG u rikthye në terren për të ndihmuar fëmijët të zbulojnë botën e librit përmes leximit të përbashkët dhe interpretimit të mesazheve që ai përcjell.
Kjo nismë përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të SIGMA Vienna Insurance Group për të investuar në arsim, kulturë dhe zhvillim të brezave të rinj, duke ndërtuar një komunitet lexuesish të frymëzuar dhe të vetëdijshëm për vlerën e dijes.