Sigma Insurance ishte krenare të mbështeste konferencën ndërkombëtare CSMAI 2026 (International Conference on Complex System Modelling and Artificial Intelligence), një aktivitet akademik dhe shkencor i zhvilluar në Durrës, që bëri bashkë ekspertë, studiues dhe profesionistë të teknologjisë nga vende të ndryshme të botës.
Përmes këtij sponsorizimi, Sigma rikonfirmon angazhimin e saj ndaj nismave që promovojnë arsimimin, inovacionin teknologjik dhe zhvillimin profesional të të rinjve, duke krijuar ura bashkëpunimi mes universiteteve, kërkimit shkencor dhe sektorit privat. Temat kryesore të konferencës përfshinin Inteligjencën Artificiale, Deep Learning, sistemet inteligjente, qytetet smart, sigurinë kibernetike dhe aplikimet e teknologjisë në shëndetësi, financë dhe edukim. Këto fusha përfaqësojnë motorin e transformimit të ekonomisë dhe shoqërisë moderne.
Si pjesë e strategjisë së saj të përgjegjësisë sociale, Sigma mbështet iniciativat që frymëzojnë brezin e ri të ndërtojë aftësi të avancuara dhe të kontribuojë në zhvillimin e një të ardhmeje më inovative, më të qëndrueshme dhe më digjitale.