Home parent location site Përgjegjësi Sociale actual location site SIGMA VIG mbështet bizneset e reja, përmes programit Women Startup Albania

Mbështetja e grave në sipërmarrje cilësohet si një investim me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Për këtë arsye, për të dytin vit, SIGMA Vienna Insurance Group i është bashkuar programit Women Startup Albania, duke mbështetur trajnimin dhe mentorimin e 70 grave sipërmarrëse shqiptare në fazë fillestare të zhvillimit të bizneseve të tyre. Program i zhvilluar gjatë periudhes Maj - Qershor 2026.

 

Programi synon të forcojë kapacitetet e grave themeluese të startup-eve dhe bizneseve të reja, përmes master klasave praktike në hartimin e planeve të biznesit, prezantimin profesional përpara investitorëve dhe ndërtimin e strategjive të qëndrueshme të marketingut dhe komunikimit.

 

Në ekonominë tonë sipërmarrja femërore po fiton një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, ndaj iniciativa të tilla kontribuojnë, jo vetëm në fuqizimin ekonomik të grave, por edhe në krijimin e modeleve të reja të zhvillimit dhe inovacionit në komunitet. Për SIGMA VIG, mbështetja e grave sipërmarrëse lidhet me vizionin afatgjatë për të nxitur përfshirjen, mundësitë e barabarta dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

 

“Mbështetja e grave që zgjedhin të ndërtojnë dhe zhvillojnë bizneset e tyre është një investim në ide, potencial dhe zhvillim afatgjatë. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të kontribuojmë në krijimin e më shumë mundësive për gratë shqiptare që duan të rriten profesionalisht dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi dhe shoqëri”, – shprehet Dorinela Ndrejaj, Drejtore e Marketingut dhe PR në SIGMA VIG.

 

Në kulturën organizative të SIGMA VIG, përfshirja dhe promovimi i grave në role profesionale dhe drejtuese mbetet një element i rëndësishëm i zhvillimit të kompanisë. Kontributi dhe profesionalizmi i tyre konsiderohen pjesë kyçe e suksesit të kompanisë ndër vite.

 

SIGMA VIG operon në tregun shqiptar që prej vitit 1999 si një nga kompanitë e para të sigurimeve Jo-Jetë. Që prej vitit 2007, kompania është pjesë e Vienna Insurance Group, një ndër grupet lider në Austri dhe Europën Qendrore e Lindore, me mbi 200 vite histori. Sot, SIGMA VIG vazhdon të ofrojë produkte dhe zgjidhje sigurimi për individë dhe biznese, duke ndërtuar standarde europiane të sigurisë dhe besueshmërisë në tregun shqiptar.

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf rrjeti mjekesor update.pdf Raport Vjetor Sigma 2025 (3)_compressed.pdf