Home parent location site Përgjegjësi Sociale actual location site Të njohim risqet – Edukim dhe ndërgjegjësim për brezin e ri

Në muajin tetor 2025, Sigma VIG organizoi një aktivitet edukativ në zyrat qendrore, duke mirëpritur nxënësit e klasës së 8-të të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”. Aktiviteti u zhvillua në formën e një ore mësimore interaktive, me fokus në njohjen dhe kuptimin e konceptit të riskut dhe rëndësinë e menaxhimit të tij në jetën e përditshme.

 

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit te të rinjtë mbi rreziqet me të cilat përballen çdo ditë, si dhe ofrimi i njohurive bazë mbi mënyrat e mbrojtjes dhe parandalimit. Në të njëjtën kohë, takimi synoi të nxisë orientimin e hershëm profesional, duke i ndihmuar nxënësit të identifikojnë prirjet dhe pasionet personale në funksion të zgjedhjeve të tyre të ardhshme në arsim dhe karrierë.

 

Gjatë bashkëbisedimit me ekipin e Sigma VIG, nxënësit u njohën nga afër me industrinë e sigurimeve, rolin e saj në shoqëri dhe rëndësinë e sigurimit si një instrument kyç për menaxhimin e riskut financiar dhe personal. Po ashtu, u diskutuan edhe mundësitë për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme në sektorin e sigurimeve, si një fushë me perspektivë afatgjatë.

 

Ky aktivitet konfirmon angazhimin e Sigma VIG për të investuar në edukimin financiar dhe profesional të brezit të ri, duke nxitur vlera si përgjegjshmëria, ndërgjegjësimi dhe planifikimi për të ardhmen. Përmes iniciativave të tilla, Sigma VIG vazhdon të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe të përgatitur për sfidat e së nesërmes.

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf rrjeti mjekesor Sigma VIG ne shqiperi_compressed (1).pdf rrjeti mjekesor sigma jashte vendit.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf