Në kuadër të strategjisë së saj për përgjegjësi sociale dhe mbështetje të komunitetit, Sigma Vienna Insurance Group (Sigma VIG) vijon të investojë në iniciativa që promovojnë sportin, shëndetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të brezave të rinj në Shqipëri. Brezi i ri, veçanërisht fëmijët e lindur pas vitit 2010, po rriten në një realitet gjithnjë e më të dominuar nga teknologjia dhe rrjetet sociale. Për këtë arsye, nxitja e aktivitetit fizik, edukimit për një stil jetese aktiv dhe përfshirjes në sport është më e rëndësishme se kurrë.
Në këtë frymë, Sigma VIG iu bashkua me entuziazëm edicionit të tretë të iniciativës Tirana Junior Basket, organizuar nga Çaçi Basket. Ky mini-kampionat, i zhvilluar në qershor 2025, mblodhi mbi 300 fëmijë të moshës 6–14 vjeç, të ndarë sipas grupmoshave, në një atmosferë plot energji, bashkëpunim dhe emocione sportive. Përmes mbështetjes së aktiviteteve si Tirana Junior Basket, Sigma VIG synon:
-
Të promovojë sportin dhe shëndetin tek fëmijët
-
Të forcojë vlerat e disiplinës, punës në ekip dhe respektit
-
Të kontribuojë në zhvillimin e talenteve të reja në basketboll
-
Të investojë në komunitet përmes projekteve të qëndrueshme sociale
Si pjesë e grupit Vienna Insurance Group, Sigma VIG e konsideron përgjegjësinë sociale jo vetëm një angazhim, por një investim afatgjatë në të ardhmen. Mbështetja e sportit për fëmijë dhe e aktiviteteve rinore është një mënyrë konkrete për të ndërtuar një komunitet më të shëndetshëm, më të fortë dhe më të bashkuar. Sigma VIG – Përtej sigurimit, një partner në zhvillimin e komunitetit.