500 Fëmijë Mbërrijnë në VIG Kids Camp 2026
Pas shumë pritjesh dhe entuziazmi, momenti më në fund ka ardhur! Gjatë fundjavës, rreth 500 fëmijë të punonjësve nga 20 vende të ndryshme – mes tyre Shqipëria, Estonia, Polonia, Serbia, Moldavia, Lituania dhe Maqedonia e Veriut – mbërritën në Austri për të marrë pjesë në VIG Kids Camp 2026.
Për dy javë, ata do të përjetojnë një program të pasur me lojëra, aktivitete argëtuese, miqësi të reja dhe eksperienca të paharrueshme. Fëmijët u pritën ngrohtësisht në kampet VIG Kids Camp në Vjenë, Bleiburg (Karinthi), Leibnitz (Shtajermark) dhe Radstadt (Salzburg).
Programi përfshin shëtitje në natyrë, vizita turistike, ekskursione emocionuese, aktivitete sportive dhe not. Ashtu si në vitet e mëparshme, fëmijët do të vizitojnë edhe qendra rezidenciale për të moshuarit, duke krijuar momente të veçanta që lidhin breza dhe kultura të ndryshme.
Ky vit shënon edicionin e 14-të të kësaj nisme, përmes së cilës Wiener Städtische Versicherungsverein fton në Austri fëmijët e punonjësve nga Evropa Qendrore, Jugore dhe Lindore.
Kjo iniciativë vazhdon të promovojë vlerat e bashkëpunimit, miqësisë dhe shkëmbimit kulturor, duke u ofruar fëmijëve mundësinë të krijojnë kujtime të bukura dhe përvoja të vlefshme ndërkombëtare.
Artikujt e fundit