Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

Marketing SIGMA 15 Shtator 2026

Studimet jashtë Shqipërisë janë një nga investimet më të rëndësishme që një familje bën për të ardhmen e fëmijës. Por krahas universitetit, akomodimit dhe biletës së avionit, ka edhe një element që nuk duhet lënë për në fund: mbrojtja shëndetësore.

Shtatori për shumë familje shqiptare është muaji i valixheve. Fëmijët largohen drejt universiteteve në Itali, Gjermani, Austri, Francë apo vende të tjera europiane. Për ta nis një kapitull i ri, plot mundësi, eksperienca dhe pavarësi. Për prindërit, bashkë me krenarinë për fëmijët e tyre, vjen natyrshëm edhe një pyetje: Po nëse ndodh diçka kur është larg?

Një temperaturë e lartë, një aksident, një dëmtim gjatë aktivitetit fizik apo një urgjencë shëndetësore mund të ndodhë kudo. Kur je në një vend tjetër, larg familjes dhe sistemit shëndetësor që njeh, edhe një situatë e zakonshme mund të shoqërohet me shqetësim dhe kosto të konsiderueshme.

Pikërisht këtu sigurimi nuk është thjesht një dokument që plotëson dosjen e studentit. Është qetësi për studentin dhe siguri për prindin.

 

Deri në 30,000 € mbrojtje, me vetëm 48 € në vit

Për studentët që ndjekin studimet jashtë Shqipërisë, SIGMA VIG ofron sigurimin me një prim promocional prej vetëm 48 € në vit, i cili mund të blihet plotësisht online, pa qenë nevoja të kërkoni një agjensi sigurimi.

Polica ofron mbulim deri në 30,000 € në rast urgjencash shëndetësore, duke krijuar një nivel të rëndësishëm sigurie financiare në një moment kur familja duhet të fokusohet te shëndeti i fëmijës dhe jo te kostot e paparashikuara.

 

Para se të paguani, shikoni me kujdes çfarë ju kërkohet

Në periudhën e përgatitjes së dokumentacionit për studime jashtë vendit, familjet shpesh përballen me një listë të gjatë dokumentesh dhe shërbimesh. Sigurimi mund të jetë një prej tyre. Këshilla është e thjeshtë: lexoni me kujdes setin e dokumenteve që ju kërkohet dhe verifikoni veçmas kushtet e sigurimit.

Në disa raste, sigurimi mund të ofrohet si pjesë e shërbimeve të ndërmjetësuara për përgatitjen e dokumentacionit, me një kosto dukshëm më të lartë. Një çmim më i lartë, megjithatë, nuk nënkupton domosdoshmërisht një mbulim më të lartë.

Prandaj, përpara se të paguani, krahasoni elementet që kanë vërtet rëndësi: shumën e mbulimit, periudhën e sigurimit, territorin ku polica është e vlefshme, risqet e mbuluara dhe përputhshmërinë e dokumentit me kërkesat e ambasadës, konsullatës apo institucionit përkatës. Nëse kërkesat plotësohen, familja mund ta blejë sigurimin drejtpërdrejt, pa paguar më shumë vetëm sepse ai ofrohet brenda një pakete dokumentacioni.

Mos krahasoni vetëm çmimin. Krahasoni çfarë merrni për atë çmim.

 

Mbrojtje nga një kompani, pjesë e Vienna Insurance Group

SIGMA VIG është pjesë e Vienna Insurance Group, një grup europian sigurimesh me eksperiencë të gjatë në tregjet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Për një familje që po dërgon fëmijën për të studiuar jashtë vendit, zgjedhja e një siguruesi me eksperiencë dhe standarde europiane është një element tjetër që i shtohet sigurisë së vendimit.

 

Në valixhen e studentit ka gjëra që nuk duhet të mungojnë

Dokumentet. Laptopi. Librat. Disa kujtime nga shtëpia. Dhe një mbrojtje që, shpresojmë, të mos ketë kurrë nevojë ta përdorë. Sepse kur një i ri niset për të ndërtuar të ardhmen e tij jashtë Shqipërisë, 48 € janë një kosto e vogël për diçka shumë më të madhe: qetësinë e tij dhe qetësinë e familjes.

 

Studio Jashtë nga SIGMA VIG – Sigurimi për studentët jashtë Shqipërisë.

https://web.sigma.al/blerje-online/student-jashte-vendit

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf rrjeti mjekesor update.pdf Raport Vjetor Sigma 2025 (3)_compressed.pdf _kushte production studio jashte.pdf _kushte production studio jashte-1.pdf _kushte production studio jashte-2.pdf 2024.07.04_Kushtet e Pergjitshme SHU Pro.pdf