Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë

Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë

Marketing SIGMA 07 Gusht 2026

Sigma Vienna Insurance Group njofton emërimin e znj. Teuta Zaiti Hoti në pozicionin e Drejtoreshës Ekzekutive të Degës në Kosovë, pas miratimit të emërimit të saj nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në përputhje me legjislacionin dhe kërkesat rregullatore në fuqi për sektorin e sigurimeve.

Me mbi 25 vite përvojë në industrinë e sigurimeve, prej të cilave më shumë se 20 vite në pozita drejtuese, znj. Hoti sjell një ekspertizë të konsoliduar në menaxhim, zhvillim biznesi, sigurime të jetës dhe jo-jetës, menaxhim të rrezikut, zhvillim produktesh dhe rrjete shitjeje.

Ky emërim pasqyron angazhimin e Vienna Insurance Group për të forcuar më tej lidershipin, qeverisjen korporative dhe zhvillimin afatgjatë të operacioneve të saj në Kosovë, duke mbështetur rritjen e qëndrueshme të kompanisë dhe krijimin e vlerës për klientët, partnerët dhe komunitetin.

"Është privilegj për mua të marr drejtimin e Sigma Vienna Insurance Group në Kosovë. Së bashku me ekipin tonë të përkushtuar, mbështetjen e Vienna Insurance Group dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi themelet e forta të kompanisë. Prioriteti ynë do të jetë të forcojmë më tej besimin e klientëve, të zhvillojmë zgjidhje inovative dhe të vazhdojmë rritjen e qëndrueshme të kompanisë," u shpreh znj. Teuta Zaiti Hoti.

Si pjesë e Vienna Insurance Group, një nga grupet lider të sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, Sigma mbetet e përkushtuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, zhvillimin e zgjidhjeve moderne të sigurimit dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe partnerët, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të sigurimeve në Kosovë.

 

Profil Profesional

Teuta Zaiti Hoti është profesioniste me mbi 25 vite përvojë në industrinë e sigurimeve, prej të cilave më shumë se 20 vite në pozita drejtuese. Gjatë karrierës së saj ka udhëhequr funksione kyçe në fushën e sigurimeve të jetës dhe jo-jetës, zhvillimit të produkteve, menaxhimit të rrezikut, rrjeteve të shitjes, bancassurance dhe sigurimeve shëndetësore.

 

Ajo ka drejtuar procese të rëndësishme të transformimit organizativ dhe zhvillimit të biznesit, si dhe ka kontribuar në zhvillimin institucional të sektorit të sigurimeve në Kosovë.

 

Për më shumë se një dekadë, znj. Hoti ka kontribuar në zhvillimin profesional të sektorit si trajnuese pranë Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, duke ofruar trajnime për licencimin dhe zhvillimin profesional të agjentëve të sigurimit dhe stafit të kompanive, në përputhje me standardet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Ajo ka diploma Master i Shkencave në Menaxhim dhe Informatikë nga Universiteti Riinvest dhe Bachelor i Shkencave në Sigurime. Formimi i saj akademik përfshin gjithashtu studime në Stomatologji në Universitetin e Prishtinës. Krahas kësaj, ka ndjekur programe të shumta trajnimi ndërkombëtare në Evropë, duke përvetësuar praktikat dhe standardet bashkëkohore të industrisë së sigurimeve.

 

Rreth Sigma Vienna Insurance Group në Kosovë

Sigma Vienna Insurance Group në Kosovë është pjesë e Vienna Insurance Group (VIG), grupi lider i sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe operon në tregun e Kosovës që prej vitit 2001. Me fokus te klienti, inovacioni dhe standardet më të larta profesionale, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh sigurimi për individë dhe biznese, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të sigurimeve në Kosovë.

 

 

Lexo artikullin edhe në Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë | JavaNews.al

 

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf rrjeti mjekesor update.pdf Raport Vjetor Sigma 2025 (3)_compressed.pdf