Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Marketing SIGMA 21 Gusht 2026

Fillimi i studimeve jashtë Shqipërisë është një nga ato momente që sjellin shumë emocione: një universitet i ri, një qytet i ri, miq të rinj dhe një eksperiencë që mund të ndikojë të ardhmen.

Por mes aplikimeve, dokumenteve, akomodimit dhe përgatitjeve për nisje, ekziston edhe një element që nuk duhet konsideruar thjesht si një dokument më shumë në dosje: sigurimi shëndetësor për studentët jashtë vendit.

 

Më shumë se një kërkesë për aplikimin në ambasdë

Për shumë studentë, sigurimi shëndetësor bëhet pjesë e procesit që në fazën e aplikimit për vizë apo përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar nga ambasadat dhe institucionet përkatëse.

Në shumë raste, veçanërisht për aplikimet drejt vendeve europiane, kërkohet një sigurim që ofron mbulim të mjaftueshëm për shpenzimet mjekësore emergjente.

Sigurimi për studentë i Sigma VIG ofron mbulim deri në 30,000 EUR, në përputhje me nivelin e kërkuar zakonisht nga shumë ambasada dhe autoritete konsullore.

Por rëndësia e tij shkon përtej një kërkese administrative.

 

Sepse një emergjencë mjekësore jashtë vendit mund të kushtojë shumë.

Një temperaturë e lartë, një infeksion, një dëmtim aksidental apo një situatë tjetër shëndetësore mund të kërkojë konsultë, ekzaminime apo trajtim të menjëhershëm. Kur je larg Shqipërisë, kostot e kujdesit mjekësor mund të jenë ndjeshëm më të larta nga sa parashikon një student apo familja e tij.

Sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore emergjente, sipas kushteve të policës, deri në limitin e përcaktuar prej 30,000 EUR. Kjo do të thotë më shumë siguri financiare në një moment kur prioriteti duhet të jetë vetëm shëndeti.

 

Qetësi për studentin. Siguri për familjen.

Për një të ri që nis jetën në një vend të ri, pavarësia është pjesë e eksperiencës. Për familjen, ndërkohë, të dish se fëmija është larg sjell natyrshëm edhe shqetësime. Një sigurim shëndetësor nuk mund të parashikojë çdo situatë, por mund të bëjë një diferencë të rëndësishme kur ndodh një emergjencë.

Ai i jep studentit më shumë siguri gjatë qëndrimit jashtë vendit dhe familjes më shumë qetësi, duke reduktuar ekspozimin ndaj shpenzimeve të papritura mjekësore.

 

Siguria e një grupi europian

Kur zgjedh një sigurim për një periudhë kaq të rëndësishme të jetës, rëndësi ka jo vetëm çfarë mbulon polica, por edhe kush qëndron pas saj.

Sigma VIG është pjesë e Vienna Insurance Group, një grup sigurimesh me origjinë austriake dhe një prani të gjerë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Për studentët dhe familjet e tyre, kjo përfaqëson një element shtesë besueshmërie: eksperiencë ndërkombëtare, standarde europiane dhe mbështetjen e një grupi të konsoliduar në industrinë e sigurimeve.

Sepse kur je larg shtëpisë, edhe emri që qëndron pas sigurimit ka rëndësi.

 

Përgatitu për eksperiencën, jo për të papriturën

Studimet jashtë vendit janë një investim në të ardhmen. Dhe çdo investim i rëndësishëm meriton të shoqërohet me mbrojtjen e duhur. Përpara nisjes, krahas biletës, akomodimit dhe dokumenteve të universitetit, sigurohu që në listën tënde të jetë edhe sigurimi shëndetësor për studentë nga Sigma VIG.

Një kapitull i ri fillon me guxim. Mbrojtja e duhur të jep sigurinë për ta jetuar atë.

 

Sigma VIG – pjesë e Vienna Insurance Group.

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e pergjithshme KJ.pdf Kushtet e pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e pergjithshme TPL.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf 2024.10.02 Jo vetem Tetor.pdf Kushtet Kasko web.pdf KP_sigurimi i shendetit ne udhetim.pdf raporti vjetor 2024 (2)_compressed.pdf 2025_General Health Insurance Conditions IFAM.pdf rrjeti mjekesor update.pdf Raport Vjetor Sigma 2025 (3)_compressed.pdf